Author: almakos

Këngëtarja e njohur Violetë Kukaj do t’i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Ajo do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve dhe do të këndojë gjatë mbrëmjes. Në ditën e dhjetë të protestës do të flasin edhe organizatori Çlirim Haziri, studentja Anisa Rukiqi dhe veteranja e luftës çlirimtare Meli Bajrami. Numri i pjesëmarrësve po shtohet çdo natë, ndërsa mbështetja e madhe dhe revolta ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë po i mbajnë qytetarët të bashkuar në shesh. Protesta nis sonte, më 25 shtator, në orën 21:00.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas sulmit me vezë nga shqiptarët në New York, ku ai po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përmes një postimi në “X”, Rama thotë se “nuk ndalet nga vezët për ta çuar flamurin tonë në majën e BE-së”, ndërsa i është përgjigjur aktivistëve që e quajtën “kriminel”, duke i cilësuar si “pula histerike”. Ndër të tjera, Rama shkruan se sipas tij, Shqipëria ka sot një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, duke iu referuar këtu ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila u shkarkua nga detyra pasi akuzohet nga SPAK për dy…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X” pas incidentit në New York, ku u përball me protestues shqiptarë që i hodhën vezë gjatë vizitës së tij në SHBA. Në reagimin e tij, Rama u është përgjigjur protestuesve duke përdorur një gjuhë të ashpër, ndërsa ka deklaruar se incidentet e tilla nuk do ta ndalin në misionin e tij politik. Kryeministri shton se nuk do të ndalet përballë protestave dhe kritikave, duke e lidhur këtë me objektivin e integrimit europian të Shqipërisë. Rama e lidh më tej këtë pretendim me luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi, duke deklaruar se…

Lexo më Shumë

Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian , por mbi të gjitha një çështje e besimit të qytetarëve në institucione dhe sistemin ligjor, tha eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, në seancën e parë të Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedoni e Veriut në Parlament, e cila u zhvillua në Kuvend. Tomas Vajc, raportuesi për RMV-në në PE “Të gjitha vendet e BE-së luftojnë me korrupsionin, asnjë vend anëtar nuk është e përkryer. Ne luftojmë që ta forcojmë sundimin e ligjit, por ka dallime mes nesh. Në vend të ndryshme anëtare…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se Joe Biden, ish presidenti amerikan e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua nga Gjykata e Hagës me 25 vite burg. Në fjalën e tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, kreu i qeverisë tha se edhe pse Biden e kishte quajtur George Washingtonin e Kosovës, Amerika nuk bëri më të mirën për të. “Më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij, ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është me ne sot këtu dhe…

Lexo më Shumë

Në SPB Ohër po përfundojnë përgatitjet për vënien në funksion të sistemit “Safe City”, i cili nga 12 tetori do të nisë të funksionojë në të gjithë territorin e SPB Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, gjatë vizitës në Ohër, tha se në takime është diskutuar edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, tregtinë ilegale dhe shpërndarjen e drogës. Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se FRONTEX-i për herë të parë do t’i zgjerojë aktivitetet edhe në kufirin perëndimor, ndërsa aktivitetet e përbashkëta pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm. The…

Lexo më Shumë

Egzon Sahiti ka përkujtuar shokun e tij të ngushtë, Laurent Krasniqin, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Llukar të Prishtinës. Në rrjetet sociale, ai ka ndarë një mesazh nga një qytetar, teksa edhe vetë ka theksuar se dhimbja për Laurentin është e madhe. “Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, ka shkruar ai.

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur mendimin e tij mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka caktuar datën 6 tetor si afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Ai theksoi se çdo subjekt politik ka përgjegjësi në përputhje me votat që ka marrë, duke e quajtur të panevojshme organizimin e zgjedhjeve […] The post Kurti paralajmëron: Zgjedhjet e reja do të sjellin të njëjtat rezultate për presidentin e Kosovës appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Toshisuke Kanazawa, një emër që përfaqëson një frymë të pakrahasueshme, vazhdon të mbajë gjallë pasionin e tij për bodybuilding-un, pavarësisht se ka arritur moshën 90-vjeçare. Ai është një shembull i jashtëzakonshëm i përkushtimit dhe disiplinës, duke u stërvitur gjashtë ditë në javë dhe duke marrë pjesë në gara, duke e konsideruar këtë sport si një […] The post Pasioni që sfidon moshën: 90-vjeçari japonez që vazhdon të triumfojë në bodybuilding appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Mbërriti në Shqipëri mesditën e kësaj të premteje, 25 Shtator, ish-gjenerali Eric Wendt i përzgjedhuri presidentit Donald Trump për të drejtuar diplomacinë amerikane, në vendin tonë. Ai është pritur nga drejtues të protokollit të shtetit dhe përfaqësues të ambasadës. Pas një qëndrimi prej rreth 20 minutash në terminalin VIP në Rinas, ambasadori i ri amerikan është shfaqur për herë të parë në vendin tonë. E më pas, makina me flamurin amerikan është nisur drejt Tiranës për një ndalesë të parë në selinë diplomatike në Rrugën e Elbasanit. Gjatë dëgjesës në Senatin Amerikan, Eric Wendt paraqiti katër prioritete të cila do…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit studentorë nga shtatë universitetet e Maqedonisë së Veriut kanë zyrtarizuar kërkesën për përmirësimin e standardit studentor, duke kërkuar që vlera ditore e shujtës subvencionale të rritet në 200 denarë. Sipas tyre, ky ndryshim është i domosdoshëm për të mbuluar qoftë edhe një vakt bazë ushqimor gjatë kohës që ndjekin rrugëtimin akademik. Sipas tyre, kriza ekonomike dhe inflacioni e kanë “gëlltitur” vlerën reale të 140 denarëve. Studentët theksojnë se me mjetet aktuale është pothuajse e pamundur të blihet një vakt i shëndetshëm dhe i balancuar ushqimor brenda ambienteve universitare apo në restorantet partnere. Masa për shujtën e subvencionuar studentore nisi…

Lexo më Shumë

Delegacione nga afro 70 vende dolën nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ose lanë vendet e tyre të lira të enjten, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, filloi fjalimin e tij, duke organizuar një protestë masive për gjenocidin e Izraelit në Gaza dhe sulmet e tij në të gjithë rajonin. Një vëzhgim i Agjencisë Anadolu i pamjeve nga Asambleja e Përgjithshme e 81-të e OKB-së tregoi dhjetëra delegacione duke lënë dhomën së bashku pasi Netanyahu iu afrua podiumit. Disa vende lanë pas një përfaqësues të vetëm ose diplomat të nivelit të vogël, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në…

Lexo më Shumë