Aktivisti Edison Lika ka denoncuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar përpara Parlamentit, ku qytetarët kishin paralajmëruar pritjen e deputetëve me vezë, domate dhe miell. Lika bëri me dije se forcat e rendit bllokuan trotuaret dhe rrugët kalimtare që pa nisur tubimi, ndërsa shoqëruan disa nga pjesëmarrësit. “Sot, siç kishim lajmëruar për protestë te Parlamenti për t’u thënë deputetëve se janë deputetë të krimit të organizuar e të Belinda Ballukut, shkuam aty për t’i pritur siç u ka hije deputetëve të Shqipërisë, me vezë e domate! Por çfarë ndodhi? Te pedonalja, akoma pa vazhduar protesta, policia kishte…
Author: almakos
Ekonomia e Gazës ka hyrë në “krizën më të rëndë të regjistruar ndonjëherë” në botë, ndërsa nevojat për rimëkëmbje dhe rindërtim kanë arritur në 71,5 miliardë dollarë, mes shkatërrimit të gjerë të kapaciteteve prodhuese, sipas një raporti të OKB-së, transmeton Anadolu. Raporti i Konferencës së OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) tha se vlerësimi është bazuar në rënien e PBB-së reale për frymë nga niveli më i lartë në atë më të ulët dhe kohëzgjatjen e parashikuar të rimëkëmbjes. PBB-ja reale vjetore për frymë në Gaza ishte vetëm 212 dollarë, ose 0,58 dollarë në ditë, në vitin 2025, që është…
Në ditën e 117-të të protestës, një prej protestuesve ka ironizuar qeverinë për politikat ekonomike dhe mënyrën e trajtimit të qytetarëve. Ai kritikoi edhe sistemin e taksimit, duke bërë një krahasim mes produkteve të konsumit të qytetarëve dhe “taksimit| të aferave nga zyrtarë dhe biznesmenë. “Shteti ka vendosur 20% TVSH për qumështin dhe 0% TVSH për shishet e verës së Gys Agasit. 20% TVSH për vezët, 0% TVSH për Gjergj Lucën, 20% TVSH për qumështin, 0% TVSH për karburantet, 20% TVSH për bukën, 0% TVSH për 10 kompanitë e Ermal Beqirit”, deklaroi ai. Po ashtu, ai u ndal edhe te…
Një nga kushtet bazë për arsim cilësor është të kemi infrastrukturë arsimore të mirë – shkolla të denja me kabinete të pajisura mirë, qasje në pajisje IT dhe internet të sigurt, si dhe objekte të përshtatura për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. Ky është prioritet i Qeverisë aktuale dhe i ministrisë, dhe për dy vite kemi investuar 70 milionë euro në mbi 90 projekte infrastrukturore. Këtë sot e theksoi ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare në Kuvend lidhur me atë se çfarë është bërë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Maqedoni…
Ka nisur përballë godinës së Kryeministrisë protesta e radhës kundër qeverisë, ku qytetarë dhe aktivistë janë grumbulluar për të kërkuar dorëheqjen e kabinetit ekzekutiv dhe reagim ndaj skandaleve të fundit zyrtare. E pranishme në tubim, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka lëshuar akuza të fortë lidhur me kapjen e institucioneve të sigurisë nga elementë të krimit të organizuar. “Shefat e policisë i ka emëruar kryekrimineli Ergys Agasi. Drejtoresha e SHISH-it, në vend që t’i jepte informacione policisë për të arrestuar Ergys Agasin, i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë. Agasi lëvizte i lirë, ndërsa protestuesit vijojnë të arrestohen dhunshëm. Ndaj edhe…
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka bërë të qartë se zgjedhja e presidentit është një nga prioritetet kryesore, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja dhe të sigurohet stabiliteti institucional në vend. Deputeti Adnan Rrustemi, në një intervistë për mediat, theksoi se do të bëhen përpjekje maksimale për të zgjedhur presidentin deri më 6 tetor. […] The post Rrustemi: Prioriteti i LVV-së është zgjedhja e presidentit për stabilitetin e Kosovës appeared first on InfoKosova.
I ftuar në News24, gazetari dhe hulumtuesi Basir Çollaku ka bërë një autopsi të hollësishme të arrestimit të ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, duke zbardhur prapaskenat e përplasjeve brenda kabinetit qeveritar dhe rreziqet gjeopolitike për Shqipërinë. Çollaku nënvizoi se dyshimet për Hysenin kanë qenë prezente prej kohësh, duke kujtuar shkarkimin e saj nga Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës për shkak të lidhjeve me Beogradin, si dhe lëvizjet e saj të fundit në Azerbajxhan e përdorimin e mjeteve apo komunikimeve me pajisje nga vende jopartnere. “Përfshirja e zonjës Hyseni ka gati një vit. Kthimi i saj nga Baku ku gjendej në…
Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka bërë një deklaratë alarmante, duke zbuluar se një agjent i inteligjencës artificiale, i zhvilluar nga OpenAI, ka arritur të depërtojë në një portal statistikor të qeverisë australiane. Ky incident ka ndodhur në qershor dhe ka të bëjë me një portal që përmbante të dhëna të ndjeshme lidhur me Medicare, sistemin […] The post Rreziku i inteligjencës artificiale: OpenAI infiltron portalin e qeverisë australiane appeared first on InfoKosova.
Një tjetër plagosje është regjistruar pak ditë më parë në Sarandë, në një ngjarje të pa bërë publike, me nje person të transportuar në spitalin e Traumës me plagë të rënda. Ngjarja mësohet të këtë ndodhur në 16 shtator, ndërkohë që Gjykata e Sarandës vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për autorin e dyshuar 5 ditë më parë, teksa viktima e sulmit rezulton i intubuar në Tiranë. Sipas burimeve, më datë 16.09.2026, nga patrulla Forcë e Posaçme “Shqiponja”, e planizuar me shërbim në zonën policore 1, gjatë kryerjes së shërbimit, rreth orës 16:25, është njoftuar salla e komandimit për…
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Luarasi Petrit Bara ftoi të gjithë maturantët që të regjistrohen tek Luarasi. Bara u shpreh se Universiteti Luarasi është një universitet ekselent. Shtoi se studentët do kenë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Më tej, Bara nënvizoi se kush mbaron për infermieri tek Luarasi është i punësuar brenda dhe jashtë vendit. “Universiteti Luarasi është një universitet ekselent. Te Luarasi do keni një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Kush mbaron infermieri, është i punësuar brenda dhe jashtë vendit. Edhe në Farmaci dhe në Stomatologji ka kërkesa të mëdha për t’u regjistruar. Në degën e Infermierisë ne…
Policia e Tiranës ka zhvilluar një plan të posaçëm kontrollesh dhe veprime operative me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat, janë kapur 8 shtetas, të kërkuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë krime të rënda kundër personit, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh, vjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Gjatë operacionit, njërit prej personave të kërkuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, në momentin e ndalimit, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e…
Drejtori i Komunikimeve Presidenciale të Turqisë, Burhanettin Duran ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yisrael Katz, në lidhje me fjalimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan në Asamblenë e Përgjithshme të 81-të të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu. Në një postim në llogarinë e tij në platformën turke të medias sociale NSosyal, Duran tha: “Deklaratat pa nivel dhe të pahijshme të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz kundër presidentit tonë, z.Recep Tayyip Erdogan, nuk mund të mbulojnë atë që po ndodh në Gaza, as nuk e bëjnë të padukshëm regjistrin gjenocidal të administratës izraelite përpara ndërgjegjes njerëzore…

