Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar në Kuvend lidhur me zhvillimet e fundit në institucionet e drejtësisë dhe çështjen që lidhet me dyshimet për nxjerrje të sekreteve shtetërore. Gjatë fjalës së saj, Koçeku iu referua vendimit të GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj një zyrtareje, duke thënë se ajo dyshohet se ka nxjerrë sekrete shtetërore dhe ka ndihmuar Ergys Agasin, personin që, sipas saj, është nën akuzë. “Këtë javë GJKKO vendosi arrest shtëpie dhe pezullim detyre , dyshohet se ka nxjerrë sekrete shtetërore dhe ka ndihmuar Agasin, njeriun që akuzohet. Këto dy ditë kemi dëgjuar dy teza, njëra thotë…
Author: almakos
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij në Nju Jork, ka zhvilluar disa takime dypalëshe me përfaqësues të lartë, ku janë shkëmbyer mendime për perspektivën evropiane të vendit, bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe sfidat aktuale globale. Sipas një deklarate të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mickoski të mërkurën ka zhvilluar takim me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, me të cilin ka diskutuar rëndësinë e paqes, dialogut dhe lidershipit të përgjegjshëm, si dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh. Në takim është theksuar gjithashtu rëndësia e përpjekjeve të përbashkëta për ndërtimin e një Evrope…
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë-Hercegovinë, një delegacion i veçantë rus ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe analistëve. Ky grup përfshin një senatore të sanksionuar nga Bashkimi Evropian dhe një ish-kolonel të GRU-së, që lidhen ngushtë me aktivitete të dyshimta në rajon. Me datën 4 tetor të caktuar për zgjedhjet, Komisioni Qendror i […] The post Rusia dërgon vëzhgues të sanksionuar në zgjedhjet e Bosnjës: një skenar i rrezikshëm appeared first on InfoKosova.
Rritja e pensioneve të shtatorit do të jetë 3 për qind, konfirmoi drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov. Rritja e pensioneve këtë herë do të bëhet sipas zgjidhjes ligjore dhe nuk do të ketë rritje lineare, siç kërkonin një pjesë e pensionistëve. Nëse një pensionist merr pensioni prej 20,000 denarësh, i njëjti do të ketë rritje të pensionit për 600 denarë. Shumat e reja pritet të zbatohen gjatë pagesës së pensioneve muajin e ardhshëm. Vlera e rritjes do të përcaktohet duke aplikuar përqindjen e paraparë mbi shumën aktuale të pensionit. Në Fond tashmë po bëhen përllogaritjet…
Pothuajse çdo i katërti i të rinjve në Maqedoni të moshës 15 deri në 29 vjeç nuk ishte as i punësuar dhe as i përfshirë në arsim apo trajnim në vitin 2025, sipas të dhënave të përfshira në pamjen e re statistikore rajonale të Eurostat. Shkalla e të ashtuquajturve të rinj NEET në Maqedoni ishte 23.4 përqind. Mesatarja evropiane në të njëjtin vit ishte 11 përqind, që do të thotë se shkalla është më shumë se dyfish më e lartë në RMV. Libri i ri Rajonal i Eurostatit për vitin 2026, i publikuar më 23 shtator, përfshin Maqedoninë së bashku…
Kosova po përgatitet për një proces zgjedhor të ri, dhe sipas ish-kryetares së KQZ, Valdete Daka, mundësitë për ta shmangur këtë situatë janë jashtëzakonisht të vogla. Gjatë një interviste në programin “Click” të RTV21, Daka theksoi se zgjedhjet janë të pashmangshme, përveç nëse ndodh ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme që do të ndryshonte situatën aktuale. “Pas […] The post Kosova në prag të zgjedhjeve: A është e mundur shmangia e procesit? appeared first on InfoKosova.
Në një aksion të madh me emrin e koduar “Filter”, që nga mëngjesi i sotëm janë arrestuar 13 persona, ndërsa po kryhen bastisje në më shumë se 20 lokacione në Gjevgjeli, Vallandovë, Strumicë, Dojran, Veles dhe Shkup, me qëllim të luftimit të një sistemi të organizuar për kontrabandë cigaresh. Siç raporton MIA, në aksion janë përfshirë kompani të spedicionit, transportit dhe importit, persona fizikë, si dhe zyrtarë policorë dhe doganorë. Drejtoria Doganore, në koordinim me MPB-në, Byronë për Siguri Publike dhe Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka zhvilluar një hetim përmes të cilit janë…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë ta thellojnë partneritetin strategjik me Serbinë, por njëkohësisht ka theksuar se Beogradi është i përfshirë në disa çështje të ndjeshme dhe potencialisht problematike në rajon. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari të portalit “Pavlovic Today”, i cili theksoi se nga Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, kanë ardhur vlerësime pozitive për të dhe presidentin amerikan, Donald Trump, Rubio fillimisht reagoi me një shaka të shkurtër. “Më pëlqejnë komplimentet. E dini se nuk marrim gjithmonë komplimente”, ka thënë Rubio gjatë një prononcimi për…
Partia Demokratike kërkoi ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare, duke kërkuar që në fokus të jetë situata e krijuar në Shërbimin Informativ Shtetëror pas masave të sigurisë ndaj drejtores së SHISH, Vlora Hyseni. Kërkesa është hedhur poshtë me votat e mazhorancës. Rezultati i votimit shkaktoi irritimin e demokratëve të cilët bllokuan foltoren dhe u ranë tavolinave. Pas kakofonisë së krijuar, kreu i Kuvendit Niko Pelshi ka ndërprerë seancën. “10 minuta pushim” ka deklaruar ai. PD kërkoi heqjen nga rendi i ditës të dy interpelancave urgjente me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Në…
Një ditë e rëndësishme për drejtësinë shqiptare pritet të jetë sot, kur ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme. Kjo seancë ka ngjallur interes të madh për publikun, duke qenë se Hyseni është nën hetim për akuza të rënda që lidhen me korrupsionin dhe krimin e […] The post Ish kreu i SHISH, Vlora Hyseni, përballë drejtësisë: Çfarë pritet në seancën e sotme? appeared first on InfoKosova.
Në një deklaratë të fortë, deputeti Burim Ramadani ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit të tmerrshëm në Banjskë, duke e cilësuar atë si një akt të planifikuar me kujdes. Ky incident, që shënon tre vjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, sjell në pah tensionet e vazhdueshme në rajon. Ramadani thekson se Serbia ka […] The post Zbulimi i një komploti: Si Serbia organizoi sulmin në Banjskë appeared first on InfoKosova.
Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore të SPAK, që nxjerrin në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit. Në një prej komunikimeve të publikuara, Hyseni i shkruan Agasit duke e paralajmëruar të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi sipas saj ai mund të ishte në përgjim. “Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, citohet t’i shkruajë Hyseni Agasit. Në vijim të komunikimit, Agasi e pyet nëse ekziston ndonjë rrezik për persona që ai i referohet si “çunat e…

