<!–
–>
Përplasjet mes Xheneta Fetahut dhe Milaim Zekës duket se nuk kanë marrë fund as dy vjet pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Kosova 3”. Madje, këtë herë situata ka eskaluar me akuza të rënda dhe paralajmërime për publikimin e dëshmive.
Gjithçka nisi pas një deklarate të Milaim Zekës në emisionin “She’s On Air”, ku ai u pyet për qëndrimin e Xhenetës ndaj Brikenës, pasi kjo e fundit ishte shprehur se është “pronë e Mateo Borrit”.
Zeka nuk i kurseu kritikat ndaj ish-banores, duke e akuzuar për sjellje edhe më të rënda se ato të Brikenës.
“Nuk ka të drejtë t’i kundërvihet. Xheneta është hala më keq se Brikena. Hala më keq. Xheneta ka demonstruar dhunë, dhunë në Big Brother, jashtë Big-ut”, u shpreh ai.
Por këto deklarata nuk kaluan pa një përgjigje nga Xheneta, e cila reagoi drejtpërdrejt në Instagram, duke bërë akuza të forta ndaj ish-opinionistit.
“E di që s’mundesh me fol mirë për mu, pasi nuk kom pranu me m’shit ti nëpër Spanjë te shokët e tu. Mos më shty me të degjeneru në sy të popullit se kam dëshmi. Rri në vend tani, mos ma flliq emrin”, shkroi ajo, duke ngritur pretendime serioze ndaj Zekës.
Xheneta nuk u ndal me kaq, por iu referua edhe familjes së saj dhe deklaratave të mëhershme të Milaimit nëpër studio televizive.
“Edhe për familjen tem ha dhe e se kthej kryet mbrapa. E paske harru veten sa ke sha e ke ofendu nëpër studio televizive. Je njeri i fundit që jep mend”, përfundoi ajo.
Në fakt, raporti mes tyre ka qenë i tensionuar që nga edicioni i tretë i “Big Brother VIP Kosova”, kur Milaim Zeka ishte opinionist, ndërsa Xheneta një nga protagonistet kryesore të shtëpisë.
Gjatë spektakleve, Zeka e kishte kritikuar vazhdimisht për gjuhën dhe sjelljet ndaj banorëve, madje në një rast i kishte cilësuar veprimet e saj si të papranueshme. Përplasjet kishin marrë vëmendje edhe pas publikimit të një videoje ku pretendohej se ai e ofendonte Xhenetën, ndonëse Milaimi kishte deklaruar se bëhej fjalë për një montazh.
Tashmë, tensionet mes tyre janë rikthyer, por këtë herë me akuza që shkojnë përtej debateve televizive.
Mbetet të shihet nëse Milaim Zeka do t’u përgjigjet pretendimeve të Xhenetës, të cilat deri më tani nuk janë vërtetuar publikisht.
<!–
–>
<!—->



