Me thirrjet ‘Arrestoni Ramën’ dhe ‘policia e krimit’ protestuesit edhe sot në mbrëmje kanë dalë para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e tij.
Edhe pse gjobat individuale ndaj tyre nuk ndalen, ashtu si dhe shoqërimet me forcë si ditën e djeshme për ata që nuk pranojnë të marrin fletën e gjobës, qytetarët nuk tërhiqen nga kauza e tyre për largimin e qeverisë Rama
Ndërkohë Rama i kërcënoi edhe sot në krah të ambasadores së BE në Tiranë Sofia Moreira de Sousa, se gjobat administrative dhe hetimet penale ndaj tyre do vijojnë.
Protestuesit, studentët dhe qytetarë janë të vendosur për të refuzuar uljen në dialog me Ramën.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



