Vijon protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Durrës, ku të rinj të revoltuar i kanë vendosur flakën pemës së Krishtlindjeve të vendosur në sheshin kryesor të qytetit. Burimet bëjnë me dije se të rinjtë, kryesisht të moshave 15-25 vjeç kanë protestuar fillimisht përballë komisariatit të policisë, për t’u përhapur më pas në rrugë dhe pjesë të ndryshme të qytetit. Tubimi masiv është shoqëruar me bllokim të rrugëve, djegje të koshave të plehrave, sulm me gurë dhe vezë ndaj godinës së policisë dhe tashmë protestuesit janë zhvendosur drejt sheshit të qytetit ku kanë djegur pemë e festave të fundvitit.
Author: almakos
Edhe Dibra i është bashkuar bashkuar protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i policisë. Që prej orës 18:00 ata kanë marshuar në Bulevardin e Dibrës me thirrjet “Drejtësi për Klodianin” dhe “Dibra është me ty”, ndërsa protesta ka qënë tërësisht paqësore. Protestuesit shprehen se janë të parët që duhet të protestonin, pasi i riu i vrarë kishte orig jinë dibrane Më tej, ata shtojnë se ditën e nesërme 3000 të rinj dibran do nisën drejt Tiranës, për të mbështetur protestën në kërkim të drejtësisë për Klodianin. Protesta ka vijuar për të tretën ditë radhazi në kryeqytet me…
Nuk kanë munguar momentet e tensionit, edhe gjatë protestës së sotme në kryeqytetet. Raportohet se ka pasur përplasje tek Drejtoria e Policisë mes protestuesve dhe efektivëve. Ndërsa për të shpërndarë turmën e qytetarëve, policia ka hedhur gaz lotsjellës. Ndërkohë, që për të qetësuar situatën ka ndërhyrë dhe FNSH. Deri më tani janë shoqëruar disa persona në polici.
26 viktima dhe 1 161 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Gjithsej janë bërë 3 114 teste. 7 nga viktimat janë nga Shkupi, 4 persona nga Gostivari kanë humbur betejën me Covid-19, nga 2 viktima janë shënuar në Kumanovë, Shtip, Prilep, Koçanë. Si dhe nga një në Strugë, Strumicë, Kriva Pallankë, Probishtip, Dellçevë, Kërçovë. Sa iu përket rasteve të reja, më shumë raste apo 410 janë regjistruar në Shkup, Manastir 75, Prilep 59, Tetovë 58, Veles 55. Numri i rasteve aktive në mbarë vendin ka mbërritur në 21 797. – Advertisment –
Ka nisiur protesta në Lezhë, për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë, nga një efektiv policie. Që nga ora 17:00 dhjetëra të rinj në qytetin e Lezhës, kanë tubuar para Drejtorisë Vendore të Policisë, ku kanë hedhur kapsollë, ndërkohë që kanë thirrur në kor “Rama ik!”. Kujtojmë se edhe dje, në Lezhë me qindra qytetarë u mblodhën përpara Komisariatit të Policisë, për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 802 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, ndërsa 12 persona kanë humbur betejën më virusin në 24 orët e fundit. Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon: Janë kryer 2604 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 802 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 310 raste në Tiranë, 57 në Berat, 46 në Elbasan, 43 në Korçë, 38 në Vlorë, 35 në Shkodër, 30 në Lushnje, 24 në Mat, 22 në Gjirokastër, 2…
Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka nisur ditën e sotme nga Kamza, për të ardhur më pas në qendër të kryeqytetit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj kanë dalë në rrugët e Kamzës, ndërsa në orën 18:00 është paralajmëruar protesta e radhës. Ndërkohë kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur zërave që kërkojnë shkarkimin e kryepolicit Ardi Veliu deklaroi sot se një gjë të tillë duhet “ta harrojnë”. “Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi…
Blerja e duhanit vazhdon të hënën. Kultivuesit e duhanit vendosën të shesin duhan në provë për një javë dhe t’i ndalojnë protestat. Ata reagojnë se deri më tani duhani i klasit të parë shitet me një çmim sikur i treti. Për më tepër, prodhuesit e duhanit pyesin se si vlerësuesit gjoja gjetën gurë, dardha, mollë, gota në duhanin e tyre … kështu që ata iu minusojnë nga çmimi. – Advertisment – “Çdo kuti që nuk do të vlerësohet realisht duhet të lihet mënjanë. Nëse vlerësuesi nuk pajtohet me vlerësimin, duhet t’i paraqitet Komisionit të Shkallës së Dytë. “Nëse ulja është…
Në 24 orët e fundit autoritetet e shëndetësisë në Kosovë konfirmuan 13 viktima dhe 590 raste të reja me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri me dije se janë realizuar 1,775 teste prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 590 raste. Ndërkohë numri në total i rasteve pozitivë është 45,594 , ndërsa 1,174 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 244 raste, Mitrovicë 46 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Gjilan 25 raste, Lipjan 25 raste, Viti 24 raste, Vushtrri 22 raste, Drenas 21 raste, Gjakovë 21 raste, Obiliq…
Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Shkodër, ku i kërkon llogari për burimin e pasurisë dy të dënuarëve për prodhim e shitje të narkotikëve. Mësohet se OFL u ka dorëzuar sot formularët e vetëdeklaramit, Bari Delaj, Taulant Shkëmbi (Ahmeti). Deklarata e plotë: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve…
Kunati i Lul Berishës, Plarent Dervishaj është arrestuar në Dubai për llogari të Shqipërisë. Dervishaj u shpall në datën 8 dhjetor në kërkim ndërkombëtar bashkë me Lul Berishës pasi nuk u kapën dot gjatë operacionit ‘’Asgjë nuk harrohet’’ nga Policia. Pas 3 ditësh Plarent Dervishaj është arrestuar tashmë teksa avokati i tij 2 ditë më parë për Neës24 i cilësoi akuzat e SPAK-ut ndaj klientit të tij si paçavure për qëllime politike.
Kuvendi zgjodhi një formë tjetër, jo përmes komunikimit zyrtar me Alsat, por nëpërmjet rrjetit social fejsbuk të njoftojë se konkursi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit veçmë është shpallur dhe po rrjedh. Në përgënjeshtrimin e informacioneve të Alsat për vonimin e procedurës, nga ligjvënësi thonë se vendimi për shpalljen e konkursit është marrë në seancën e 26 nëntorit kurse konkursi është shpallur pak ditë më vonë. – Advertisment – Kuvendi: “Afati 15-ditor ka filluar të rrjedhë prej datës 30 nëntor 2020 dhe akoma është aktiv, që do të thotë se në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet fjalë për mosrespektimin…

