Kunati i Lul Berishës, Plarent Dervishaj është arrestuar në Dubai për llogari të Shqipërisë.
Dervishaj u shpall në datën 8 dhjetor në kërkim ndërkombëtar bashkë me Lul Berishës pasi nuk u kapën dot gjatë operacionit ‘’Asgjë nuk harrohet’’ nga Policia.
Pas 3 ditësh Plarent Dervishaj është arrestuar tashmë teksa avokati i tij 2 ditë më parë për Neës24 i cilësoi akuzat e SPAK-ut ndaj klientit të tij si paçavure për qëllime politike.



