Në protestën e 65-të radhazi kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, aktivisti ka paralajmëruar pjesëmarrjen e Diasporës në protestë më 14, 15 dhe 16 gusht.
“Kjo protestë do vazhdojë derisa Edi Rama të dorëhiqet. Diaspora do të vijë në mënyrë masive në 14, 15 dhe 16 gusht.
E vetmja mënyra që kjo gjë të mos ndodhë është që Edi Rama të jetë dorëhequr deri më 14 gusht. Por edhe nëse nuk ndodh është e sigurt që pasi të vijë Diaspora ai do të largohet dhe nuk do presë 1 shtatorin”, tha ai.



