Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka nisur ditën e sotme nga Kamza, për të ardhur më pas në qendër të kryeqytetit.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj kanë dalë në rrugët e Kamzës, ndërsa në orën 18:00 është paralajmëruar protesta e radhës.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur zërave që kërkojnë shkarkimin e kryepolicit Ardi Veliu deklaroi sot se një gjë të tillë duhet “ta harrojnë”.
“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”, deklaroi Rama.



