COVID-19 i ka shkaktuar vdekjen një tjetër mjeku në Shqipëri. Mësohet se mjeku i cili humbi jetën për shkak të koronavirusit është kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive doktor Mihal Kerci. Mjeku Kerci i cili prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë, ka humbur betejën me Covid 19, duke u bërë mjeku i 25 që është ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit.
Author: almakos
Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës sot do të votojnë për zgjedhje të kryetarit të komunës. Vendvotimet janë hapur nga ora 07:00 ndërsa do të mbyllen në ora 19:00. – Advertisment – Banorët e Shtipit do të mund të zgjedhin mes pesë kandidatëve, ndërsa banorët e Pllasnicës do të zgjedhin mes dy kandidatëve. Bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme lokale pasi ish-krerët e komunave kanë marrë detyra të reja në pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës. Krerët e komunave do të kenë mandat prej nëntë muajve, respektivisht deri në vjeshtë të vitit 2021 kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. Në…
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës vazhdon ende, ndërsa policia vijon të bëjë shoqërime.Forcat “Shqiponja” kanë shoqëruar nëj të mitur, i cili deklaroi se është i mitur. “Jam 13 vjeç”.Gazetarja Klodiana Lala raporton se në rrugë, policia ndjek të rinjtë dhe kryen disa të shoqëruar. Pas kësaj, i riu është mbajtur për hekurave të bulavardit, ndërsa policia e ka shoqëruar në makinën e forcave policore. I riu pretendoi gjithashtu edhe se nuk ka bërë absolutisht asgjë. Policia po kontrollon të rinjtë e dyshuar se kanë marrë pjesë në protestë.
Një tjetër efektiv policie i plagosur. Kështu bën me dije Policia e Tiranës në një informacion zyrtar mbrëmjen e sotme.Policia deklaron se efektivi i krimeve i komisariatit numër 1 është plagosur në sy nga një kapsollë e hedhur nga turma e protestuesve. “Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjësve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore për në spitalin ‘Nënë Tereza’”,…
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 19 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. – Advertisment – Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 2.805 mostrave janë regjistruar edhe 982 persona të infektuar me koronavirus. Nga sëmundja janë shëruar 556 pacientë ndërsa raste aktive janë 2203. Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 73.025 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 2096 kanë vdekur ndërsa 48.726 janë shëruar.
Një protestë ndryshe në Durrës ku qindra të rinj kanë marshuar rrugëve të qytetit në shenjë revolte ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanËeb” se të rinjtë që kanë ndaluar para Drejtorisë së Policisë Durrës dhe janë ulur në rrugë kanë deklaruar se janë aty për protestë paqësore. Madje në një gjest të pazakontë, ata janë përshëndetur dhe përqafuar me efektivët e policisë të bërë gardh para institucionit.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme në Bullgari, Ekaterina Zaharieva thotë se janë detyruar të bllokojnë miratimin e kornizës negociuese për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, sepse siç thekson ajo, pala maqedonase nuk e ka vlerësuar palën bullgare, transmeton portali “Faktor.bg“. – Advertisment – “Ne jemi shumë të përkushtuar në marrëdhëniet për fqinjësisë të mirë, si me njëri-tjetrin në BE ashtu edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për fat të keq, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i vlerësoi aktivitetet tona miqësore me qëllime të mira dhe shpërfilli paralajmërimet tona për mosrespektim të Marrëveshjes për Fqinjësi të…
Një tjetër protestë e paralajmëruar, e katërta në radhë që nisi si revoltë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Por duket se sot Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar shkatërrime e dëmtime në kryeqytet. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “Balkanweb” pamjet ku shfaqen makinat e rënda të policisë teksa kalojnë në rrugët e qytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve.
Viktimë e virusit korona sot u bë edhe mjeku Dashmir Dervishi nga Bogovina e Tetovës. 41 vjeçari nuk arriti tu bëjë ballë komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga CoVid-19. Ky është mjeku i 14 i cili ndërroi jetë nga ky virus prej kur se filloi pandemia në vend. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik vënë në dukje se Dervishi është mjeku i 4 nga rajoni i Tetovës, ndërkaq nga Shkupi kanë vdekur 3 mjek, dy të tjerë nga Kumanova. Nga qytetet tjera si Shtipi, Struga, Ohri, Gjevgjelia e Kavadari ndërruan jetë nga një mjek, të cilët u infektua në vijën…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të njerëzve tuaj të dashur. Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon: Janë kryer 2734 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në…
Deri kur do të presim që të bjerë shi për të siguruar ujë të pijshëm, pyetën banorët e Strugës në protestën që nuk ishte masive dhe që u mbajt para ndërtesës së Ndërmarrjes Publike Ujësjellës-Kanalizime në Strugë. Me parullat, “Në një kohë pandemie, pa ujë është një tragjedi”, “Shekulli 21, ujë s’ka as për ilaç”, ata kërkuan nga autoritetet lokale të zgjidhin përfundimisht problemin e furnizimit me ujë, me të cilin Struga është përballur për shumë vite. – Advertisment – “Këtë javë kemi ujë gjatë gjithë ditës, deri rreth orës 15:00. Pastaj presioni është i ulët, dhe në mbrëmje nuk…
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në ambientet e përbashkëta të banimit si dhe rindërtimin e shkollës nëntëvjeçare “Qemal Mici” në Durrës. Teksa është njohur nga afër me fazën e ndërtimit, kreu i qeverisë ka takuar dhe qytetarë, banesat e të cilëve ishin prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe ata që kanë pasur shqetësime krejt të ndryshme. Një qytetare, duke i uruar të mira për familjen e tij, i shprehu Ramës shqetësim për parkimin në pallatin e saj. PJESË NGA BASHKËBISEDIMI Qytetarja: Të të rrojë Zaho, Linda dhe ça ke. Këtu në tokën time, në mënyrë…

