Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë kallëzim penal një ditë më parë për drejtuesit e Policisë së Shtetit në Shkodër pas ngjarjeve të ndodhura, ku u zhvillua protestë për vrasjen e Klodian Rashës. Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar dokumentin e kallëzimit penal, ku renditen arsyet pse kryebashkiakja i ka paditur drejtuesit e uniformave blu. Ademi pretendon se gjatë kohës kur PD protestonte paqësisht, ishin përfaqësues të PS ata që dogjën selinë e kësaj partie qëllimisht, që akuza të binte më pas mbi demokratët. Kallëzimi bëhet për mos zbatim të detyrave që sanksionon ligji për policinë e shtetit…
Author: almakos
Deri në 70% të popullsisë në vend pritet të marrin vaksinën kundër CoVid-19 gjatë vitit të ardhshëm. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se kanë siguruar doza të mjaftueshme të këtij lloji të vaksinës aq sa është e nevojshme të arrihet imuniteti kolektiv ndaj virusit korona. Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se vaksina është e sigurt dhe se qytetarët nuk kanë nevojë të bien pre e dezinformatave. – Advertisment – Vaksinat janë zhvilluar në përputhje me protokollet dhe procedurat e sigurisë që kompanitë e vaksinave kanë përdorur për vite me radhë. Nuk ka vend për asnjë fije dyshimi për këtë. Falë vaksinave, shumë…
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se akuzohet për “Pornografia” në rrjet, me të mitur. Sipas burimeve zyrtare 37-vjeçari me iniciale I.K , kishte krijuar një profil në një rrjet social, me të dhëna fals. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular. NJOFTIMI I PLOTË Nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u finalizua operacioni policor “Zbulimi”. Pas një hetimi dyvjeçar duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime…
Një anëtar i Këshillit Zgjedhorë rreth orës 10:25 ka raportuar në SPB-Shtip se në vendvotimin 2276, që ndodhet në çerdhen “Vera Ciriviri Trena” në Shtip, persona të moshës 72 dhe 67 vjeçe kanë votuar pse janë pozitivë me Covid-19 dhe janë në listë për izolim, transmeton Alsat. – Advertisment – Në lidhje me: Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës sot votojnë për kryetar komune Personat në fjalë janë në listën për izolimit që nga nga 12 dhjetori 2020. Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova thotë se tashmë është njoftuar edhe prokurori publik. Kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Senka Andreeva thotë se…
Bullgaria këmbëngul që Republika e Maqedonisë së Veriut të zbatojë Marrëveshjen për Bashkëpunim, Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi, tha zëvendëskryeministri bullgar dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). – Advertisment – “Bullgaria është vendi që gjithmonë e ka ndihmuar Maqedoninë. Ne ishim të parët që i njohëm, i ndihmuam financiarisht dhe i ndihmuam ushtarakisht gjatë embargos jugosllave. Prisnim një marrëdhënie kolegjiale, por morëm `lojëra prapa skenave`”, tha Karakaçanov, i cili gjithashtu është drejtuesi i partisë VMRO – Lëvizja Kombëtare Bullgare (VMRO-BND). Siç raporton BGNES, Karakaçanov thotë se si në tërë historinë e saj 125-vjeçare, kështu edhe…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut anestezist Mihal Kerci. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manastirliu shkruan “prof. Kërçi luajti një rol të rëndësishëm sa profesional aq dhe njerëzor, në mbështetje të planit tonë në luftën kundër Covid19”, ndërsa shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut Kerci. Mesazhi i Manastirliu: Prof. Mihal Kërcin e takova ditën kur iu bashkua task forcës së anestezistëve, e cila u krijua në fillimin e epidemisë në vendin tonë, së bashku me prof. Roland Xhaxhon dhe prof. Sokol Agollin. Në muajt e punës me task forcën e ngritur,…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit është arrestuar një shtetas i Kosovës, transmeton Alsat. – Advertisment – “Me 12.12.2020 në ora 11:45 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar-Shkup”, policia ka arrestuar personin LL.K. (20) nga Republika e Kosovës. Policia pas inspektimit ka konstatuar se dokumenti slloven i udhëtimit dhe karta e identitetit të cilën personi në fjalë i ka dorëzuar për identifikim kanë qenë të falsifikuara. Gjatë kontrollit në bagazhet e tij është gjetur edhe një patentë shoferi nga Sllovenia, gjithashtu falsifikat. 20-vjeçari ka deklaruar se dokumentet i ka marrë nga një…
Një 55-vjeçar, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas kontaktit më rrymën elektrike. Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pas protestës së një dite më parë në Shkodër, ku iu vu zjarri edhe godinës së Partisë Socialiste policia nis procedimet penale. Bëhet e ditur se është proceduar penalisht kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe 7 persona të tjeërë si organizatorë. Gjithashtu procedohen penalisht edhe dy punonjës të zjarrfikëses së Bashkisë Shkodër, për shpërdorim detyre. NJOFTIMI I PLOTE: Më datë 12.12.2020, rreth orës 11:00, në qendër të qytetit të Shkodrës është organizuar një tubim i paligjshëm. Gjatë marshimit një grup të miturish kanë thyer disa banderola në sheshin “Nënë Tereza” dhe kanë tentuar të kryejnë veprime të dhunshme, por janë penguar…
Gjatë 24 orëve të fundit (12/13.12.2020) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 660 shkelje për mosmbajtje të maskës për mbrojtje nga Cvoid-19. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim mbrojtjen nga pandemia Covid-19. – Advertisment –
Vaksina e Pfizer dhe BioNtech tashmë ka marrë autorizimin nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara për përdorim emergjent. Procesi i zhvillimit të vaksinës ishte shumë i shpejtë saqë asnjë vaksinë tjetër në historinë e njerëzimit nuk është krijuar dhe prodhuar në fabrikë me një shpejtësi të tillë. Bashkëthemeluesi i BioNtech, Ugur Sahin, ka dizajnuar vaksinën brenda pak orëve në janar, sipas Wall Street Journal. Zëdhënësi i BioNtech, ka konfirmuar për Business Insiderqë Sahin, i cili themeloi kompaninë me gruan e tij Ozlem Tureci, “mori një vendim të vështirë kur dizajnoi vaksinën gjatë fundjavës”. Arsyeja që dy…
-Dita e zgjedhjeve në komunat e Shtipit dhe Plasnicës filloi në mënyrë paqësore dhe me kohë, njoftoi organizata joqeveritare “Civil”, transmeton Alsat. – Advertisment – – Vëzhguesit raportojnë se janë regjistruar disa raste në të cilat ka pasur shkelje të protokolleve shëndetësore. Në disa vende janë hequr mbishkrimet nga objektet ku ndodhen qendrat e votimit, e cila është në përputhje me rregullat, thonë nga “Civil”. Sipas OJQ-së, gjatë natës është regjistruar thyerja e heshtjes zgjedhore. Dita e zgjedhjeve në Shtip dhe Plasnicë monitorohet nga 30 vëzhgues të akredituar të “Civil”. Disa vëzhgues kanë qenë aktivë që nga dita e parë…

