VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar kryeministrin, njëherë edhe kreun e LSDM-së Zoran Zaev se ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve në Shtip pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme lokale në këtë qytet, transmeton Alsat. – Advertisment – Në lidhje me: LSDM: Zgjedhje të suksesshme në Shtip “Zaev rrezikoi shëndetin e qytetarëve të Shtipit duke i nxjerrë të sëmurët nga Covid-19 në votime, vetëm për të ruajtur karrigen. Gjëja më e keqe është se çmenduria politike e Zaev krijon kllaster të ri “zgjedhje në Shtip”, çmimi i të cilit është shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Shtipit. Nga VMRO-DPMNE-ja gjithashtu akuzojnë edhe kandidatin…
Author: almakos
Protestuesit janë zhvendosur drejt drejtorisë së Policisë së Tiranës, por para ishin vendosur forcat speciale duke hedhur fillimisht ujë për t’i shpërndarë më pas gaz lotsjellës. Tubimi i sotëm shfaqet paqësor, ndërkohë që makinat ujëhedhëse dhe efektivët I ndjekin gjatë lëvizjeve të tyre. Duket se policia ka vendosur të mos lejojë protestuesit të ecin më tej.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shpallur fitore në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Pllacnicës. – Advertisment – Në lidhje me: Mbyllen vendvotimet në Shtip dhe Pllasnicë “Urime për fitoren e kandidatit të BDI për Kryetar të komunës së Plasnicës, Ali Jaoski, në zgjedhjet e parakohëshme lokale në këtë komunë. Kjo fitore është konfirmim i vullnetit të qytetarëve në përkrahje të politikave tona të drejta për të gjithë qytetarët”, shkruan Ahmeti. Në Pllacnicë për kryetar të komunës ka pasur dy kandidatë, Alija Jahoski nga BDI dhe Ramazan Sherifovski…
Protestuesit kanë bërë një gjest simbolik për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë. Ata janë shtrirë para kryeministrisë duke vendosur duart mbi kokë. Tensioni nuk ka munguar, pasi në disa momente janë hedhur drejt pemës së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej” disa kapsolla.Kjo është dita e pestë e protestës pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.
Ka nisur në Tiranë protesta e pestë për vrasjen e Klodian Rashës nga policia. Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta ka nisur te sheshi ”Skënderebej”, ku shihet se janë mbledhur me dhjetëra qytetarë, të cilët do të marshojnë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gazetari Osman Stafa raporton se kanë nisur lëvizjet e para të protestuesve të cilat pak nga pak po grumbullohen, teksa nuk mungon mobilizimi i Policisë pasi ka efektivë në qendër të Tiranës të cilët po kryejnë kontrolle të të rinjve. Në një moment efektivët iu drejtuan të rinjve që të shpërndahen dhe të vendosin maskën.Por…
Policia e Vlorës ka dhënë detaje për plagosjen pasditen e sotme në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare afër Gjykatës së Apelit në Vlorë ka ndodhur një konflikt, nga i cili ka mbetur i plagosur 46-vjeçari K.M, me send të fortë në kokë. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa Policia ka shoqëruar disa persona. NJOFTIMI NGA POLICIA Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është…
Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë humbur jetën 12 pacientë me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,198 viktima. Ndërsa pas 1,314 testeve të realizuara kanë rezultuar pozitiv 462 persona. Në total numri i rasteve pozitivë në Kosovë është 46,580, ndërsa 33,600 pacientë janë shëruar që nga fillimi i pandemisë. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 175 raste, Mitrovicë 55 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 21 raste, Vushtrri 16, Prizren 14 raste, raste, Gjilan 11 raste, Suharekë 11 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 9 raste, Viti 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj…
Në zgjedhjet e parakohshme lokale që po mbahen sot, në Komunën e Shtipit deri në orën 17:00 kanë votuar 11 701 persona, ose 29,01 për qind, ndërsa në Pllasnicë kanë votuar 1 888 persona, ose 38,11për qind, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). – Advertisment – Në lidhje me: Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës sot votojnë për kryetar komune KSHZ thekson se informacionet në lidhje me pjesëmarrjen, si dhe rezultatet drejtpërdrejt pas votimit mund të monitorohen në uebfaqen www.lokalni2020.sec.mk.
Kafenetë dhe baret të punojnë deri në orën një pasmesnate për festat e Vitit të Ri, duke respektuar të gjitha protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Kjo është kërkesa kryesore e Odës së Pavarur të Gastronomëve. Kërkon nga Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse që t’i ftojë në takim ku do të vendoset se si do të punojnë gastromonët për festat e fundvitit. – Advertisment – Për festat e fundvitit duhet të rikthehet orari normal i punës, pra deri në orën një, dhe t’u mundësohet gastronomëve programe të përshtatshme muzikore. Kjo nuk do të thotë se do të ketë ahengje, vallëzime…
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 14 viktima dhe 788 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vend. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5…
Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit për disa protestues të arrestuar për protestën e dytë dhe të tretë për vrasjen e Klodian Rashës. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në burg janë lënë vetëm 3 protestues, teksa 5 të tjerë janë në arrest shtëpie. Po ashtu 9 prej të ndaluarve janë liruar në detyrim paraqitje kurse janë edhe 30 të tjerë që priten të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë. Nga personat që liroi sot Gjykata 3 prej tyre janë të mitur dhe janë lënë në detyrim paraqitje. MASAT SOT NGA GJYKATA -3 të miturve…
Banorët e Shtipit dolën sot në votime për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune erdhën pasi që kryetari i deritanishëm u emërua në një pozicion tjetër në pushtetin qendror. Qytetarët e Shtipit votojnë për njërin nga pesë kandidatët, ndërsa të gjithë premtuan se do ta bëjnë Stipin një vend më të mirë për të jetuar. – Advertisment – “Presim gjëra të mira, prandaj votojmë.” “Për t’u përmirësuar gjendja për punëtorët, vende më të mira të punës, perspektivë në punë, të rinjtë të punësohen, të mos ketë sëmundje.” “Koha do të tregojë. Varet kush…

