Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit për disa protestues të arrestuar për protestën e dytë dhe të tretë për vrasjen e Klodian Rashës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në burg janë lënë vetëm 3 protestues, teksa 5 të tjerë janë në arrest shtëpie.
Po ashtu 9 prej të ndaluarve janë liruar në detyrim paraqitje kurse janë edhe 30 të tjerë që priten të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.
Nga personat që liroi sot Gjykata 3 prej tyre janë të mitur dhe janë lënë në detyrim paraqitje.
MASAT SOT NGA GJYKATA
-3 të miturve detyrim paraqitje
-Arrest me burg për Petrit Ndoj dhe Xhildo Çobani
-Arrest shtëpie për Skeptilajd Mehmetaj, Romualdo Shaipi, Armando Prendi, Roxhes Zefi, Mauricio -Hyseni, Mirgel Zelaj
-Adolf Muça arrest shtëpie, por iu ndryshua në detyrim paraqitje



