Ka nisur në Tiranë protesta e pestë për vrasjen e Klodian Rashës nga policia. Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta ka nisur te sheshi ”Skënderebej”, ku shihet se janë mbledhur me dhjetëra qytetarë, të cilët do të marshojnë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gazetari Osman Stafa raporton se kanë nisur lëvizjet e para të protestuesve të cilat pak nga pak po grumbullohen, teksa nuk mungon mobilizimi i Policisë pasi ka efektivë në qendër të Tiranës të cilët po kryejnë kontrolle të të rinjve.
Në një moment efektivët iu drejtuan të rinjve që të shpërndahen dhe të vendosin maskën.Por në këtë moment ka ardhur reagimi i qytetarëve që u janë drejtuar policëve me fjalët, “Po provokoni përplasje, o tradhtar, ju jeni tradhtar, jo shqiptar”. “Duam largimin e Ardi Veliut” tha njëri nga të rinjtë në protestë.



