Protestuesit kanë bërë një gjest simbolik për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë. Ata janë shtrirë para kryeministrisë duke vendosur duart mbi kokë.
Tensioni nuk ka munguar, pasi në disa momente janë hedhur drejt pemës së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej” disa kapsolla.Kjo është dita e pestë e protestës pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.



