Një 55-vjeçar, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas kontaktit më rrymën elektrike.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



