Protesta për vrasjen e Klodian Rashës vazhdon ende, ndërsa policia vijon të bëjë shoqërime.Forcat “Shqiponja” kanë shoqëruar nëj të mitur, i cili deklaroi se është i mitur. “Jam 13 vjeç”.Gazetarja Klodiana Lala raporton se në rrugë, policia ndjek të rinjtë dhe kryen disa të shoqëruar.
Pas kësaj, i riu është mbajtur për hekurave të bulavardit, ndërsa policia e ka shoqëruar në makinën e forcave policore. I riu pretendoi gjithashtu edhe se nuk ka bërë absolutisht asgjë. Policia po kontrollon të rinjtë e dyshuar se kanë marrë pjesë në protestë.



