COVID-19 i ka shkaktuar vdekjen një tjetër mjeku në Shqipëri.
Mësohet se mjeku i cili humbi jetën për shkak të koronavirusit është kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive doktor Mihal Kerci.
Mjeku Kerci i cili prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë, ka humbur betejën me Covid 19, duke u bërë mjeku i 25 që është ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit.



