Edhe Dibra i është bashkuar bashkuar protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i policisë. Që prej orës 18:00 ata kanë marshuar në Bulevardin e Dibrës me thirrjet “Drejtësi për Klodianin” dhe “Dibra është me ty”, ndërsa protesta ka qënë tërësisht paqësore.
Protestuesit shprehen se janë të parët që duhet të protestonin, pasi i riu i vrarë kishte orig jinë dibrane Më tej, ata shtojnë se ditën e nesërme 3000 të rinj dibran do nisën drejt Tiranës, për të mbështetur protestën në kërkim të drejtësisë për Klodianin.
Protesta ka vijuar për të tretën ditë radhazi në kryeqytet me pjesëmarrje masive, ku nuk kanë munguar incidentet dhe plagosje të efektivëve dhe protestuesëve.



