Ka nisiur protesta në Lezhë, për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë, nga një efektiv policie.
Që nga ora 17:00 dhjetëra të rinj në qytetin e Lezhës, kanë tubuar para Drejtorisë Vendore të Policisë, ku kanë hedhur kapsollë, ndërkohë që kanë thirrur në kor “Rama ik!”.
Kujtojmë se edhe dje, në Lezhë me qindra qytetarë u mblodhën përpara Komisariatit të Policisë, për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës.



