Në orët e paradites nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Ndërsa gjatë ditës moti do jetë i ndryshueshëm, pasdite dhe në orët e mbrëmjes me reshje të shiut. Nëpër male me reshje të dëborës. Temperatura minimale do të sillet prej minus 3 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 8 deri në 13 gradë Celsiusë. – Advertisment – Edhe në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa pasdite dhe gjatë natës me reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 0 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri…
Author: almakos
Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev në përpjekje për të zgjidhur çështjet siç janë kontesti me Bullgarinë dhe integrimi, sikur harroi brengat dhe hallet e qytetarëve brenda vendit. Kështu u shpreh në emisioni e sontëm “Rruga drejt…”, profesori universitar Bashkim Selmani, sipas të cilit është për tu vlerësuar vullneti i mirë i qeverisë për të zgjidhur çështjet e lartpërmendura, por assesi nuk mund të falet lënia pas dore e interesave jetike të qytetarëve që ndërlidhen me funksionimin e sistemit shëndetësorë, ekonomik e arsimorë. – Advertisment – Është fakt se tanimë Maqedonia e Veriut ka krijuar një qeveri ose…
Policia po vijon shoqërimin e protestuesve që i janë bashkuar revoltës kundër vrasjes së Klodian Rashës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi në një lidhje live për ‘Neës24’ se forcat e rendit kanë shoqëruar rreth 4 persona, të cilët janë futur në një makinë civile. Episodi ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, ku është bllokuar lëvizja e mjeteve, ashtu si në shumë rrugë të tjera të Tiranës. Ndërkohë, pak metra më tutje, punonjës të policisë, civilë, kanë shoqëruar dy protestues të tjerë drejt komisariatit nr.1. Tabela reklamash, xhama si dhe sinjalistika rrugore janë thyer dhe shkatërruar nga protestuesit.
Pas Tiranës, Korçës dhe Beratit, edhe qytetarët po protestojnë edhe në Lezhë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie. Protestuesit kanë bllokuar dhe superstrada Lezhë-Shkodër, ndërkohë situata vijon të jetë e tensionuar në kyeqytete, ku ndërsa protestuesit kanë tentuar që të thyejnë gardhin e sigurisë, policia ka hedhur gaz lotsjellës. Nuk kanë mu munguar shoqërimet e protestuesve, të cilët u përpoqën të largoheshin nga policët që i qëllonin me grushte e shkelma.
Në debatin rreth draft raportit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se BE-ja mund të humb kredibilitetin nëse nuk reflekton në fqinjësinë e saj. – Advertisment – Anëtarësimi kredibil i Ballkanit Perëndimor nuk është i rëndësishëm vetëm për ne, por edhe për BE-në. Nuk ka rrugë tjetër për ta projektuar qëllimin e saj gjeostrategjik. Nëse BE nuk mund të reflektojë në fqinjësinë e saj të afërt, e rrezikon kredibilitetin global. Prandaj, fqinjët tanë, shtetet anëtare e kanë përgjegjësinë më të madhe ta ruajnë kredibilitetin e zgjerimit dhe të anëtarësimit të rajonit në BE.…
Qindra të rinj janë mbledhur në Tiranë, për të protestuar pas vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i policisë dhe të revoltuar po dhunojnë institucionet më të larta në vend. Një turmë protestuesish është futur në zonën e ish-Bllokut, ndërsa kanë nisur të hedhin koshat e mbeturinave. Mes brohërimave dhe duartrokitjeve turma e të rinjve dëgjohet që thërret në kor ‘Rama ik!’, ndërsa qytetarët ecin përgjatë librit Universitar. Ndërkohë, tensione raportohen dhe në zonën e Bankës së Shqipërisë. Gazetari Erjon Skëndaj raporton në një lidhje live për ‘News24’ se protestuesit i kanë vendosur zjarrin disa kazanëve me mbeturina para BSH-së, duke…
Vijon të jetë e tensionuar situata tek Ministria e Brendshme ku protestohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Përplasjet e para janë regjistruar pak pasi kryeministri nisi fjalimin e tij drejtuar qytetarëve. Në ato momente turma e irrituar është përplasur me uniformat blu, të cilët i janë kundërpërgjigjur në mënyrë të menjëhershme me gazlotsjellës. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se një pjesë e protestuesve është larguar nga Ministria e Brendshme dhe i është drejtuar Rrugës së Durrësit. Gaz lotsjellës, të shara e përplasje, ja çfarë po ndodh në protestë Ora 18: 15- Konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur sende…
Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se në 24 orët e fundit numri i të shëruarve është më i lartë se sa i të infektuarve. Përkatësisht, 1,068 pacientë janë shëruar dhe 929 të tjerë janë diagnostikuar pozitiv me CoVid-19. Bilanci i fundit doli nga 2,758 testet e bëra. Por, shqetësues mbetet numri i lartë i të vdekurve, ku në mesin e 28 pacientëve që ndërruan jetë sot, është edhe një i ri tjetër 22 vjeç nga Shkupi. Renditur sipas qyteteve, në kryeqytet humbën jetën pesë pacientë, 6 në Prilep, 3 nga Manastiri, nga 2 në Strugë dhe Kratovë, dhe nga…
Gjatë 24 orëve të fundit 13 persona kanë ndërruar jetë në Kosovë, si dhe janë shënuar 562 raste të reja me koronavirus. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.595 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 562 raste pozitive. IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Edhe qytetarët e Lezhës janë përfshirë në valën e protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie orët e para të 8 dhjetorit. Gazetari Elidon Ndreka raporton se protesta ka nisur në orën 17:00, ndërkohë që të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur pranë “Obeliskut” në Lezhë. Kujtojmë se në Korçë aktualisht po mbahet një protestë, ku janë regjistruar dhe disa incidente, pasi disa të rinj janë përplasur me policinë. Sakaq, është paralajmëruar që në orën 18:00 në Tiranë të nis një protestë, ku starti do jetë para Ministrisë së Brendshme.
Ministrja e Arsimit, Milla Carovska përsëriti edhe një herë se matura shtetërore do të realizohet pavarësisht kërkesave të një pjese të maturantëve që e njëjta të mos mbahet për shkak të gjendjes me Covid 19. Carovska tha se nuk duhet të përsëritet gabimi I vitit të kaluar kur matura shtetërore u anulua dhe shumë nxënës nuk arritën të regjistrohen në universitetet jashtë vendit. Gjithashtu, Carovska tha se matura shtetërore do të realizohet sipas programeve mësimore të shkurtuara dhe të thjeshtësuara. – Advertisment –
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 873 raste të reja dhe 14 vdekje në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:364 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 67 raste në Durrës, 57 raste në Elbasan,45 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 25 raste në Lezhë, 22 raste në Librazhd,19 raste në Krujë dhe Sarandë, 18 raste në Lushnje, 13 raste në Kubrin, 11 raste në Malësi e Madhe,10 raste në Koçë, Përmet, Peqin, 9 raste në Tepelenë, 7 raste në Delvinë,6 raste në Gjirokastër, Mallakastër, 5 raste në Pukë dhe Gramsh, 4 raste në…

