Qindra të rinj janë mbledhur në Tiranë, për të protestuar pas vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i policisë dhe të revoltuar po dhunojnë institucionet më të larta në vend.
Një turmë protestuesish është futur në zonën e ish-Bllokut, ndërsa kanë nisur të hedhin koshat e mbeturinave. Mes brohërimave dhe duartrokitjeve turma e të rinjve dëgjohet që thërret në kor ‘Rama ik!’, ndërsa qytetarët ecin përgjatë librit Universitar.
Ndërkohë, tensione raportohen dhe në zonën e Bankës së Shqipërisë. Gazetari Erjon Skëndaj raporton në një lidhje live për ‘News24’ se protestuesit i kanë vendosur zjarrin disa kazanëve me mbeturina para BSH-së, duke krijuar dhe kaos në rrugë.



