Vijon të jetë e tensionuar situata tek Ministria e Brendshme ku protestohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Përplasjet e para janë regjistruar pak pasi kryeministri nisi fjalimin e tij drejtuar qytetarëve. Në ato momente turma e irrituar është përplasur me uniformat blu, të cilët i janë kundërpërgjigjur në mënyrë të menjëhershme me gazlotsjellës.
Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se një pjesë e protestuesve është larguar nga Ministria e Brendshme dhe i është drejtuar Rrugës së Durrësit.
Gaz lotsjellës, të shara e përplasje, ja çfarë po ndodh në protestë
Ora 18: 15- Konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur sende të forta mbi efektivët, ndërkaq policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.



