Mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Çështjet e raportit të Dick Marty. Kryetari i komisionit, Ulsi Manja propozoi për relatorë deputetet Klotilda Bushka dhe Elena Gjika, ndërsa në mbledhjen e radhës tha se do të diskutohet për kalendarin dhe programin që do të ketë ky komision. Me kërkesë të veçantë në këtë mbledhje doli deputeti Myslim Murrizi, i cili kërkoi që para tyre të thirreshin dëshmitarë që kanë dijeni për ngjarjen. Manja: Propozoj dy relatorë që në bashkëpunim me sekretariatin teknik do të administrojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe do të hartojnë raportin për komisionin tonë. Një nga…
Author: almakos
Protestës së ditës së djeshme i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat ndërkombëtare të cilat raportuan gjerësisht në lidhje me atë që ndodhi gjatë 5 orëve në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Mediat greke raportojnë për kryengritje në Tiranë. “Reuters” raporton se fillimisht policia raportoi për një pistoletë të gjetur pranë viktimës Klodian Rasha, por më vonë u tha sërish prej organeve shtetërore se arma nuk i përkiste atij. “DailyMail” bën një përmbledhje të të gjithë asaj që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri dhe thekson se i riu u vra sepse shkeli orën policore. “25-vjeçari Klodian Rasha u…
Ilustrim: Marijuhanë Në territorin e komunës së Kisela Vodës mbrëmë në orën 22:10 nga oficerët e policisë nga SPB Shkup nga liria janë privuar katër persona sepse gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga njëri nga ata është gjetur marijuhanë. – Advertisment – Ministria e Brendshme njofton se janë arrestuar personat M.T. (29), B.J. (28), F.L. (21) dhe V.M. (23) të gjithë nga Shkupi. Automjeti ku u gjet marijuhana po drejtohej nga B.J. MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit do të parashtrohet padi konkrete.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 27-të me më shumë pika në rend të ditës në interes të qytetarëve dhe nga programi i saj për punë. – Advertisment – Për konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja, e cila do të mbahet përmes video-konferencës, publiku do të njoftohet përmes kumtesës.
Ambasada amerikane në Tiranë reagon për protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Në një njoftim në faqen zyrtare, ambasada e SHBA iu bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstratat mund të përhapen edhe në zonat e tjera të vendit. “Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të policisë dhe disa efektivë u plagosën. Efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët…
Të enjten në Bruksel zhvillohet një takim në mes të shefave të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Zyrtarë nga Bashkimi Evropian nuk kanë dhënë hollësi rreth këtij takimi, duke u arsyetuar se është në nivel të ekspertëve dhe se BE-ja në raste të tilla nuk jep hollësi. Por, ajo që është konfirmuar nga Bashkimi Evropian është se temë e takimit të sotëm do të jenë çështjet e lidhura me pretendimet financiare dhe pronësore që palët kanë ndaj njëra-tjetrës. Së pari delegacionet do të takohen ndarazi në takime bilaterale me të…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka përlotur me fjalët për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur neurolog, Drini Dobi, i cili dje humbi jetën duke mos e fituar betejën me Covid-19. Brataj e cilëson një lajm të kobshëm humbjen e parakohshme të mjekut Dobi, ndërsa shton se kjo flamë e mundi njeriun e papërtuar. “O sa trishtim, o sa na lëndove Drini, o sa shpresuam të të shpëtonim!”, shkruan mes të tjerash Brataj. Mesazhi i Bratajt Të dëgjosh humbjen e jetës së Dr. Drinit në emision televiziv! Jo, kurrë në asnjë vend dhe në asnjë moment nuk doja…
Ilustrim: Shembja e dheut Janë pastruar mbetjet nga shembja e dheut në aksin rrugor Dibër – Mavrovë, ku që nga mbrëmja e djeshme kishte ndërprerje të tërësishme të komunikacionit. – Advertisment – LAMM njofton se komunikacionin në këtë aks rrugor është normalizuar tërësisht. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër disa rrugë ka lagështi. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana maqedonase nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht…
Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka reaguar për vdekjen e mjekut të njohur Drini Dobi. Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook” Rama i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të doktorit. ‘Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira nga të gjithë dhe pamjen e tij të butë e kujtoj mirë. Së fundmi kam ndjekur përmes ministres, Ogertës, ecurinë e përballjes së tij me Armikun e Padukshëm, e më pas vështirësinë e madhe të krijuar nga ndërlikimet që u shfaqën në gjendjen shëndetësore të mjekut…
Moti në vend do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, kryesisht në pjesët lindore ku në disa vende do të jetë i rrëmbyeshëm. Në disa lugina do të ketë mjegull në mëngjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 8 deri në 13 gradë Celsius. – Advertisment – Në Shkup dhe rrethinë me vranësira dhe mjegull në mëngjes. Temperatura minimale do të ulet deri në 4 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri…
Gazetarja Klodiana Lala ngriti disa pikëpyetje për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia, mesnatën e të hënës. E ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, Lala tha se polici që qëlloi për vdekje të riun është fatkeq, ndërsa sipas saj, Policia e Shtetit nuk ka bërë transparencë për ngjarjen, pasi tri herë doli me versione dhe njoftime të ndryshme. “Polici është një fatkeq, që ka shkaktuar një ngjarje shumë të rëndë, sepse ka një viktimë, një familje që ka humbur djalin në lule të rinisë. Por unë e shoh policin si fatkeq, sepse nuk ka funksionuar…
Avokati i njohur Saimir Visha, i ftuar këtë mbrëmje në studion e emisionit “Real Story” në News24 deklaroi se ngjarja e vrasjes së të riut Klodian Rasha duhet hetuar mirë. Sipas tij, nëse në vendngjarje ka dy predha dhe i riu është goditur nga pas, këtu kurrë nuk mund të jemi në një mbrojtje të nevojshme. “Nëse në vendngjarje kemi dy ose më shumë predha apo të shtëna nga mbrapa kurrë nuk mund të jemi në një mbrojtje të nevojshme. Sot policia është në ditën e saj më të keqe, sepse forcat Shqiponja i kemi me policië të papjekur që…

