Zbardhen detaje të reja nga 25-vjeçari Klodjan Rasha, që u vra tragjikisht nga policia mesnatën e të hënës, teksa nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanËeb” se prejardhja e familjes Rasha vjen nga fshati Lashkizë i Zall-Dardhës, në Dibër. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Doçi, familja e urtë dhe e respektuar në fshat. Pas vitit 1990, pesë vëllezërit e familjes Rasha e kanë lënë fshatin dhe kanë ikur për një jetë më të mirë në periferi të Tiranës. Një tjetër detaj, siç raporton gazetari, është se kjo familje ishin me bindje politike të…
Author: almakos
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 470 testime të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre pozitivë kanë rezultuar 504 persona. Kryeson Shkupi me 174 raste, Prilepi me 37 dhe Dibra me 21. Sot ka pasur një rekord viktimash që prej fillimit të pandemisë, kështu Ministria e Shëndetësisë njofton për 46 pacientë që kanë humbur jetën me virusin, ndërsa janë shëruar 731 persona. – Advertisment –
Policia ka larguar me gaz lotsjellës protestuesit që ishin përpara Kryeministrisë. Teksa kanë qenë duke u larguar, turma është përballur me një makinë policie, që e ka sulmuar me gurë. Efektivi ka qëndruar brenda në makinë, teksa xhamat janë thyer dhe makina goditej non stop nga protestuesit. Të shumtë kanë qenë edhe personat që kanë dal para tyre për ti ndaluar veprimet e dhunshme.
Pjestarët e Ministrisë së Brendshme në aksionin në Haraçinë që zgjati dy ditë kanë gjetur vetëm 230 kilogramë marijuanë. Ajo u gjet në një shtëpi në fshatin Mojancë dhe deri më tani sasia e kapur është mezi një e teta e marijuanës së vjedhur në kompaninë “Herb Industri” nga Josifova e Vallandovës, e cila vlerësohet në rreth 2 tonë. Këtë e bëri të ditur Prokuroria Publike. Në hetimin e tyre janë gjashtë të dyshuar për të cilët kërkojnë paraburgim, ndërsa katër prej tyre tashmë janë arratisur. Prokuroria disa prej tyre i ndjek sepse kanë pasur për qëllim shitjen e marihuanës…
Pasi i ka lënë për disa orë që të sulmojnë kryeministrinë, tani policia ka vendosur të veprojë. Pasi në terren kanë mbërritur forcat speciale të pajisur me skafandra kanë larguar qytetarët nga shkallët e kryeministrisë. Ashtu si shihet edhe nga pamjet qe News 24 ka transmetuar, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që ishin ngjitur në shkallët e Kryeministrisë.
Prokuroria e Tiranës nis hetim për nxjerrje të sekretit hetimor të SPAK, në lidhje me vrasjet e zbardhura një ditë më parë të biznesmenit Vajdin Lamajt e Klodian Saliut, ngjarje për të cilat janë vënë nën akuzë disa bosë të krimit, mes tyre Emiljano Shullazi e Lulzim Berisha. Prokuroria ka sqaruar se në lidhje me këtë ngjarje ka ndaluar publikimin e vendimit dhe akteve hetimore, ndërsa kërkon mirëkuptimin e medias në zbatimin rigoroz të ligjit. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkak nga publikimi i të dhënave sekret hetimor, për rastin në hetim nga Prokuroria e…
Elez Biberaj është larguar nga drejtimi i Zërit të Amerikës 5 muaj pas emërimit në ditën e parë të korrikut. Veterani shqiptar i Zërit të Amerikës, është larguar nga i emëruari i Trump për Agjencinë Amerikane për Media Globale, Michael Pack. Sipas mediave amerikane, largimi i Elez Biberaj është tentativë e Pack për të emëruar një të besuarin e tij, Robert Reilly. Washington Post shkruan se Elez Biberaj në heshtje i rezistoi tentativave të Pack për të ndryshuar organizimin e lajmeve drejt pikëpamjeve dhe politikave të Trump. Madje sipas saj, largimi i Biberajt është një organizim i kontrollit të shtuar…
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic, pasi kishte thyer orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar ka shkaktuar mjaft reagime. Ndërsa politika kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, të rinj dhe anëtarë të Shoqërisë Civile po protestojnë në këto momente. Mes turmës dallohet edhe reperi Stresi i cili është shprehur se nuk do të largohen nga sheshi pa u bërë drejtësi për vrasjen e të riut. Më tej reperi ka thënë se nuk tremben nga policia. Mes trumës dëgjohen thirrjet ““Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, si dhe thirrje që ministri Lleshaj të…
Balkanweb zbardh dëshminë tronditëse të 10-vjeçares së abuzuar seksualisht nga fqinji i saj 57-vjeçar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Kuçovë. Gazetarja Eneida Petova ka siguruar dëshminë e të miturës, e cila pas 2 viteve vuajtjesh e kërcënimesh, ka denoncuar Ajet Dumen për përdhunim. Sipas saj, Ajeti e kërcënonte se do t’i vriste prindërit nëse tregonte të vërtetën e abuzimit. “57-vjeçari ka abuzuar me mua për herë të parë kur isha 8 vjeçe. Kjo ka ndodhur në shtëpinë ku ne jetojmë që është e tija dhe pasi më ka detyruar të kryer marrëdhënie me të më ka kërcënuar se nëse…
Kuvendi ka nisur shqyrtimin e iniciativës për emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit. Siç mëson Alsat, Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar propozim që nënkryetar i Kuvendit nga opozita shqiptare të jetë deputeti i kësaj partie Elmi Aziri. Ndërkohë kreu i ASH-së deklaroi se mban qëndrimin që është kundër numrit të madh të nënkryetarëve në Kuvend, por shton se pozitat udhëheqëse në shtëpinë ligjvënëse duhet të jenë sipas ligjit, që të ketë tre nënkryetar dhe jo pesë siç vendosi kryeparlamentari. – Advertisment – Nënkryetari i Parlamentit është edhe në këshillin e buxhetit të parlamentit, aq më tepër që në kuadër të dialogut…
Në 24 orët e fundit në vend kanë vdekur 11 persona si pasojë e virusit COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 561 raste të reja të infektuara. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Njoftimi i plotë: 884 TË SHËRUAR DHE 561 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 561 raste pozitive. Brenda 24…
Kryeministri i vendit Zoran Zaev përmes një deklarate ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me veton bullgare. Sipas Zaev, me këtë hap shteti fqinjë Bullgaria ka shkelur Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të nënshkruar në vitin 2017. – Advertisment – “Të gjithë e kemi të qartë se deri në këtë moment Bashkimi Evropian nuk ka arritur pajtueshmëri për kornizën negociuese me vendin tonë. Ky gabim i papërgjegjshëm është një lajm i hidhur për të gjithë kombin tonë. Në këtë ditë, ne dëgjojmë zhgënjimin e madh të të gjithëve në një frymë. Bullgaria vuri veton, shkeli Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë…

