Author: almakos

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 221 gjoba, mes të cilave 28 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për makina të paregjistruara, 9 për kalim në ngjyrë të kuqe të semaforit, 17 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 10 për mosmbajtje të rripit të sigurimit. Nga MPB-ja njoftojnë se gjatë ditës së djeshme gjithashtu kanë shqiptuar edhe 45 gjoba për parkim të parregullt, 32 makina janë marrë nga “Karrotreci” ndërsa janë shqiptuar edhe 21 gjoba…

Lexo më Shumë

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë në Tiranë, ku një polic ka qëlluar me armë zjarri për vdekje shtetasin Klodjan Rasha. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News 24”se fqinjët thonë se vërtetë 25 vjeçari më 2016 u akuzua nga policia për heqje të paligjshme të lirisë, por përpos kësaj, nuk ka pasur tjetër problematikë. Ai ka qenë i papunë, është me origjinë nga Puka, djali më i vogël i familjes Rasha, që ka edhe dy djem më të mëdhenj.Vendi ku ndodhi ngjarja është një rrugicë “qorre”. Kamerat e sigurisë do të shikohen dhe SHÇBA…

Lexo më Shumë

Pak pas mesnate, një 25-vjeçar ka mbetur i vrarë pasi u qëllua nga një efektiv policie. Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:45, ku shtetasi Klodian Rasha nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Ndërkohë që të tjera detaje kanë dalë në dritë nga kjo ngjarje e rëndë. Gazetarja Dorjana Bezat ka bërë të ditur se Rasha nuk kishte armë zjarri, por një send të fortë (drru) të cilën ia drejtoi policëve. Një prej tyre iu kundërpërgjigj me armë, duke e plagosur për vdekje. Bezat raporton mes të tjerash se Rasha rezulton…

Lexo më Shumë

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Paradite do të ketë paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Pasdite vranësirat nga perëndimi do të rriten dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Gjatë natës kah e mërkura do të ketë reshje të shiut. – Advertisment – Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus 2 deri në 3 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 9 deri në 15 gradë Celsiusë. Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe vranësira mesatare, paradite do të ketë kushte për mjegull. Temperatura…

Lexo më Shumë

Në aksionin policorë që u zhvillua sonte në fshatin Haraçinë të Shkupit janë arrestuar disa persona, ndërkohë që është zbuluar edhe marijuaha e cila me kamion ishe marrë nga një uzinë për përpunim të kanabisit në Josifov të Vallandovës, në orët e hershme të ditës se enjte. – Advertisment – Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftojnë se është gjetur marijuhana e vjedhur, por nuk shpalosin detaje të tjera nga aksioni, megjithatë nënvizojnë se gjatë ditës së nesërme do të pasojnë më shumë informata. Ndryshe aksioni i sontëm në Haraçinë të Shkupit u krye nga dhjetëra policë, mes të…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se vaksina do të bëhet për popullatën në Shqipëri, kur të bëhet për të gjithë Europën. Koja megjithatë tha se edhe vaksinimi i popullsisë është sfidë më vete, duke shtuar se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka që është e mundshme për të finalizuar me sukses këtë proces. Gjergji Koja: Askush nuk mund të luajë me vaksinën. Qeveria e ka për detyrë të sigurojë vaksinën për shqiptarët. Vaksina do të bëhet në Shqipëri kur të bëhet në të gjithë Europën. Në janar nis procedura e vaksinimit…

Lexo më Shumë

Projekti evropian nuk do të jetë i plotë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen plotësisht, tha presidenti Stevo Pendarovski në paraqitjen e sotme në samitin BE-Ballkani Perëndimor, në organizim të tink tenk “Miqtë e Evropës”. Duke folur në sesionin “Mbështetja e regjionalizimit: Ura drejtë demokracisë së fuqishme dhe të qëndrueshme”, Pendarovski theksoi se është koha për qasje të re e cila do ta njohë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si vendim kryesor strategjik dhe gjeopolitik, e jo si çështje teknike. – Advertisment – Stabiliteti dhe siguria e rajonit, si dhe zhvillimi i tij demokratik, bazohen…

Lexo më Shumë

Është shoqëruar me debate të forta diskutimi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, mbi situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Mjekja Liljana Ramasaço, e cila është njëkohësisht dhe eksperte e PD për Shëndetësinë, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masat e nevojshme në kohën e duhur për parandalimin e përhapjes së infeksionit, duke mos bërë testime. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja, i cili është shprehur se edhe Gjermania apo vende te tjera të fuqishme, që bënin me mijëra testime në javë, përfunduan në “lock-down”. Pjesë nga debati në…

Lexo më Shumë

Pak minuta më herët, në qendër të Shkupit janë ndezur dirtat e pemës së vitit të ri. Bredhi i stolisur shënon fillimin e festave të fundvitit, fundin e vitit 2020 dhe fillimin e vitit të ri 2021. Qindra qytetarë dolën në shesh për të parë ndezjen e dritave. Në numër më të madh ishin fëmijët të cilët më shumë u gëzohen këtyre festave. Në rrugët e kryeqytetit tashmë prej disa ditësh janë vendosur zbukurime dhe drita. Gjithsesi për shkak të pandemisë, këtë vit këto zbukurime konsiderohen si më simbolike. – Advertisment – Autoritetet më herët kishin bërë thirrje që të…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 365 raste të reja me virus korona por janë bërë më pak teste, gjithsej 947. Numri i personave të shëruar është më i lartë, 1059, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Shkupi, Kumanova dhe Tetova. Për këtë periudhë 24 orëshe jetën e kanë humbur 25 pacientë të infektuar me virus korona, 12 prej të cilëve janë nga kryeqyteti. Gjithsej në vendin tonë janë 21678 raste aktive. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama publikon një video në “Facebook”, që tregon aplikimin e testeve të shpejta anti-Covid në Tiranë. Në video shfaqen punonjësit shëndetësorë, që shkojnë në një vatër infeksioni dhe kryejnë testet e shpejta dhe iu japin përgjigjen personave brenda 15-30 minutave. “Që prej mbrëmjes së 8 Marsit, epidemiologët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për hetimin dhe testimin e qytetarëve të dyshuar për #covid19. Siç u zotuam, testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt ‍⚕️‍⚕️Së shpejti, hapen disa pika…

Lexo më Shumë