Pak minuta më herët, në qendër të Shkupit janë ndezur dirtat e pemës së vitit të ri. Bredhi i stolisur shënon fillimin e festave të fundvitit, fundin e vitit 2020 dhe fillimin e vitit të ri 2021. Qindra qytetarë dolën në shesh për të parë ndezjen e dritave. Në numër më të madh ishin fëmijët të cilët më shumë u gëzohen këtyre festave. Në rrugët e kryeqytetit tashmë prej disa ditësh janë vendosur zbukurime dhe drita. Gjithsesi për shkak të pandemisë, këtë vit këto zbukurime konsiderohen si më simbolike.
– Advertisment –
Autoritetet më herët kishin bërë thirrje që të respektohen masat, të mbahen maskat dhe të mbahet distanca.



