Personi që shihni në foto është Idrit Taullai, i arrestua ditën e djeshme nga Policia e Kosovës. Fotoja për “Balkanweb” është siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, ndërsa Taullai i njohur si pjesë e “Bandës së Durrësit” ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Arrestimi i Taullait është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Kosovë.
Author: almakos
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
“Pamjet e këtilla me mos dhënie të përparësisë në viza të bardha për kalimtarët janë të shpeshta këtu në rrugët e Tetovës. Edhe më të shpeshta janë mungesat e vizëbardhave ose fshirja e tyre si pasojë e ngjyrës jo kualitative, gjë kjo që rrugët në qytetin e Tetovës, i bën ende më të rrezikshme për kalimtarët. Për pasojë, nga SPB Tetovë thonë se për vetëm një vit, kanë humbur jetët dhjetë kalimtarë në rrugë”. – Advertisment – Gjatë vitit 2020 ka regjistruar dhjetë viktima në rajonin që mbulon. Krahasuar me vitin e 2019, kur SPB Tetovë, kishte regjistruar 14 viktima…
Kosova e ka nisur edhe këtë javë me shifra të larta nga COVID-19. 14 viktima janë shënuar këtë të hënë teksa ka dhe një rritje të rasteve të reja në krahasim me dje. 519 të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Kosova ka aplikuar zyrtarisht për vaksinën në aleancën GAVI-COVAX. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka garantuar se përveç 360 mijë dozave që do të sigurohen nga ky aplikim, Kosova do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për doza shtesë. Ai konfirmon se prej muajsh ishte në kontakt me GAVI-COVAX, teksa synimi është që fillimisht të vaksinohen të gjitha grupet e popullatës që janë më të rrezikuara nga COVID-19. STATUSI NGA ARMEND ZEMAJ Kam nënshkruar sot aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, derisa aplikimin për asistencë teknike lidhur me këto vaksina, e kemi bërë ditë…
Në pritje të vaksinës anti-kovid për të arritur në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti për Imunizim janë duke hartuar planin se si të menaxhojnë këtë proces. Përveç depozitimit nëpër frigoriferë -70°C dhe shpërndarjes nëpër të gjitha shtëpitë e shëndetit në vend, sfidë mbetet edhe trajnimi i stafit mjekësor. Imunologët tërhoqën vërejtjen se kjo vaksinë delikate nëse nuk jepet me përpikmëri nuk mund të arrijë efektin e duhur. Autoritetet kanë rreth 3 muaj kohë të mobilizohen, meqë mbi 800 mijë dozat e para përmes mekanizmit Covax do të arrijnë më së voni në mars të 2021. – Advertisment -…
Mjeku i njohur Drini Dobi është nisur për kurim jashtë vendit pas ndërlikimeve serioze të gjendjes së tij nga COVID-19. Kolegët e tij në Shqipëri, në Gjermani, Francë, Zvicër dhe Itali si dhe të afërmit e mjekut që po përballet me koronavirusin kanë nisur të mbledhin para në Go Fund Me për trajtimin e tij mjekësor në Itali ku ndodhet aktualisht. “COVID-19 ka prekur shumë nga radhët e bluzave të bardha e të shumta janë dhe humbjet e kolegëve. Kësaj here do dëshironim të bënim atë çka mundemi për Dr. Drinin. Gjendja e tij është e rëndë dhe aktualisht ndodhet…
Pesë emigrantë nga Libia janë kapur në terminalin doganor në Tetovë, pas çka janë transferuar në stacion policor. Rasti është raportuat rreth orës 08:20. – Advertisment – “Në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 8:30 në një automjet transportues, me targa të Gjevgjelisë, që po drejtohej dhe ishte parkuar në Terminalin doganor të Tetovës nga Z.D.(50) gjenden persona të panjohur-emigrantë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes ku ka kapur 5 persona nga Libia, respektivisht personat R.B.(23), M.A.(22), J.Sh. (22), O.M. (22) dhe O.B. (16)”, thonë nga MPB. Personat janë dërguar në qendrën e migracionit në Tetovë.
Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ paraqitet më e normalizuar, krahësuar me një ditë më parë, ku kishte fluks urgjencash të rasteve me COVID-19. Gazetari Erjon Skëndaj në një raportim live për ‘News24’ tha nga COVID2 se aktualisht në këtë spital janë të shtruar në total 275 pacientë, (250 ne pavione dhe 25 ne Urgjence) ndërsa thekson se janë shtuar dhe 60 shtretër të rinj. Sipas Skëndajt, në oborrin e këtij spitali aktualisht qëndrojnë në pritje 3 autoambulanca me pacientë brenda. Sa i takon situatës në Infektivit, mësohet se ky spital po punon me 90% të kapacitetit të tij, ndërsa duke…
Pesë punonjës të Kuvendit dhe disa deputetë që kanë pasur kontakte me Kryetari e Komisionit për Financim dhe Buzxhet Timço Mucunski, kanë rezultuar negativ në testin e Covid-19. – Advertisment – Për shkak të infektimit të Mucunskit sot në Kuvend ishte anuluar debati mbi amendamentet për Buxhetin e vitit 2021, ndërsa pas marrjes së rezultateve nga testimet, debati pritet të vazhdojë këtë pasdite. Për shkak të mungesës së Mucunskit, seancën do ta udhëheqë nënkryetarja e Komisionit, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Marija Petrushevska.
Policia e Tiranës ka arrestuar në pak orë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, ka ndaluar për kontroll në rrugën “Frang Bardhi”, mjetin me drejtues shtetasin F. H. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike (përforcues grushti).…
Marrëdhënia dhe komunikimi sa më i ngushtë me mjekun e familjes për t’u konsultuar dhe marrë zgjidhje, jo vetëm për simptomat e Covid-19, por edhe sëmundje të tjera është bërë e domosdoshme në këtë kohë pandemic. Ndërkohë që për të lehtësuar komunikimin me mjekun e familjes, prej disa ditësh në e-Albania janë në dispozicion edhe dy shërbime të reja. Njëri prej tyre ka të bëjë me mundësinë që kush do të ndryshojë mjekun e tij të familjes, ta bëjë këtë veprim on-line pa qenë nevoja të shkojë në qendrën shëndetësore. Një gjë të tillë e ka evidentuar në një postim në rrjetet…

