Author: almakos

Seanca e sotme për rastin “Titanik” është anuluar për më 16 dhjetor. Arsyeja e anulimit të seancës është angazhimi i të njëjtit gjykatës në rastin “TNT”, si dhe akuza e Mile Janakieskit në të dy rastet. – Advertisment – Lënda gjyqësore është në fazën e dëshmive. Në mesin e të akuzuarve për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, si për shkelje të së drejtës së votës janë ish ministrja e Brendshme ,Gordana Jankullovks, ish deputeti Ilija Dimosvski, si dhe ish-kryeministri në arrati, azilanti Nikolla Gruevski.

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, ka reaguar edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca. Ky i fundit ka shpërndarë postimin e ambasadores, duke theksuar rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese në procesin e integrimit. “Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të plotë të gjykatës është një kusht kryesor për të hapur bisedimet e pranimit në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në”, shprehet Soreca.

Lexo më Shumë

Çmimi i benzinës do të zbritet për 1.5, respektivisht për 1 denarë, ndërsa çmimi i dizelit do të mbetet i pandryshuar, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). – Advertisment – Çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 do të ulet për 1 denarë dhe do të shitet për 59.50 denarë për litër, eurosuper BS-98 do të lirohet për 1.5 denarë dhe do të shitet për 61.00 denarë për litër ndërsa çmimi i Eurodisel do të mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të shitet për 53 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Një sherr që përfundoi meë dhunë fizike në një lokal të Ishmit në Durrës solli arrestimin e katër personave. Në pranga ranë tre shtetas që goditën me mjete të forta dhe prerëse tre të tjerë, si dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili u gjobit edhe me masë administrative, pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e aktivitetit. A.K., 36 vjeç, Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm dhe R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se…

Lexo më Shumë

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk pritet të jetë temë e samitit të BE-së që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, ndërsa edhe në takimin e së martës të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme do të jetë vetëm si temë eventuale jashtë rendit të ditës, apo si “çështjet e tjera”. – Advertisment – Një diplomat i lartë i BE-së për REL tha se arsyet për këtë janë agjenda e ngjeshur dhe dështimi që të ketë përparim në miratimin e kornizave negociuese, për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky diplomat…

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla duke arrestuar dy të rinj. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Policisë Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin K. S. dhe gjatë kontrollit në lokalin që ai kishte marrë me qira në fshatin Baltëz, ku punonte kamerier shtetasi I. T., kanë gjetur 4 doza me lëndë narkotike kokainë, 4 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit ((06/07.12.2020) në gjithë territorin e Republikës s Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 529 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në rrugën Demokracia në Kamëz, ku një 22 vjeçare humbi jetën si pasojë e përplasjes së një mjeti smart, me një benz. Në drejtimin e mjetit smart, që bëri një manovër të gabuar, teksa tentonte që të kalonte rrugën ishte Deni Doku, 19-vjeçarja e cila është një prej vajzave më të ndjekura në tik tok, ndërsa mikesha e saj e cila e shoqëronte fatkeqësisht humbi jetën. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se nuk e pranon dot humbjen e mikeshës dhe lidhjen e tyre nuk mund ta ndajë as…

Lexo më Shumë

Disa segmente kyçe për procesin e vaksinimit, ruajtja dhe distribuimi i vaksinave kundër Kovid-19, mënyra e aplikimit të saj, procesi i vaksinimit dhe si kjo do të caktohet përmes sistemit “Termini Im”, iu prezantuan dje drejtorëve të shtëpive të shëndetit nga i mbarë vendi në takimin me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe. – Advertisment – Drejtorëve të qendrave shëndetësore u është thënë që fillimi i vaksinimit nuk do të ul menjëher rrezikun nga Covid-19, as nuk pritet ulje e menjëhershme e presionit mbi qendrat shëndetësore. Grupet me rrezik të lartë nga Covid 19 do të kenë prioritet, vaksinimi do të…

Lexo më Shumë

Moti do të jetë i vranët me reshje të shiut. Reshjet do të jenë më të mëdha (mbi 35 l/m2), në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me erë të përforcuar nga drejtimi juglindor. Në malet më të larta do të ketë reshje bore. – Advertisment – Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 4 deri 11 gradë Celsius, kurse temperatura e ditës do të jetë nga 9 deri në 14 gradë Celsius. Në Shkup dhe zonën përreth, moti do të jetë me vranësira dhe me reshje më të mëdha të shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare…

Lexo më Shumë

Ministria e shëndetësisë konfirmoi 840 raste të reja në 24 orët e fundit, ku mes të cilave 42 raste janë 4 mësues, 3 prej të cilëve në shkollat e fshatit dhe një në qytet, një nxënës dhe një pedagog pranë Universitetit të Vlorës. Pozitiv kanë rezultuar edhe tre infermierë pranë Qendrës Shëndetësore në Vranisht dhe asaj numër 1, si dhe tre edukatore kopshti. Raste të reja janë konfirmuar edhe pranë Policisë Vlorë, Sigurimeve Shoqërore dhe Kadastrës së Vlorës Aktualisht në Vlorë janë 1045 raste aktive të konfirmuara pozitivë me COVID-19.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1715 teste prej të cilave 659 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup, 248, Kumanovë-18, Dibër-1, Shtip-8, Prilep-33, Tetovë-40, Strugë-39, Veles-33, Manastir-46, Ohër-47, Kavadar-14, Gostivar-1, Strumicë-2, Kriva Pallankë-4, Radovish-3, Koçani-14, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-11, Vallandovë-1, Vinicë-11, Dellçevë-5, Sveti Nikollë-17, Kërçovë-4, resnjë-12 dhe Negotinë-21. – Advertisment – Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 774 persona të shëruar, derisa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 23 pacientë.

Lexo më Shumë