Pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, ka reaguar edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.
Ky i fundit ka shpërndarë postimin e ambasadores, duke theksuar rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese në procesin e integrimit.
“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të plotë të gjykatës është një kusht kryesor për të hapur bisedimet e pranimit në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në”, shprehet Soreca.



