Ndarja e parakohshme nga jeta e themeluesit dhe Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli në moshën 59-vjeçare si pasojë e koronavirusit ka tronditur mbarë opinionin publik dhe mesazhet e ngushëllimit nuk kanë munguar nga emra të njohur të ekranit, të politikës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përcolli ngushëllimet e saj duke e kujtuar si një person me buzë në gaz, shumë miqësor e të komunikueshëm që mbylli sytë sot duke lënë në gjysmë ëndrrat e tij. Mesazhi i plotë: Po lexoj se Kasem Hysenbelliu ka mbyllur syte pergjithmone. Nje lajm i keq per te gjithe ata qe…
Author: almakos
Ndarja nga jeta e parakohshme e Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, ka krijuar dhimbje të madhe te shumë njerëz të medias, politikës, biznesit, por mbi të gjitha te familjarët e tij. Vajza dhe djali i Kasem Hysenbelliut, Ina dhe Kevin, përlotin me fjalët e tyre për të atin, i cili humbi tragjikisht betejën me virusin e rëndë Covid-19. “Nuk kam fjalë, çdo fjalë është e tepërt, e vetmja fjalë është më këpute shpirtin dhe krahët, do më mungosh o bab”, shkruan i biri. Me fjalë të dhimbshme shprehet edhe vajza e të ndjerit, e cila publikon disa foto krah…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu sërish ngushëllime për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, nga koronavirusi. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Basha tha se ikja e tij ishte tragjike dhe se e ka tronditur atë dhe shumë njerëz të tjerë. “Nëse më lejoni, dua ta nis me një ngushëllim për humbjen e zotit Kasem Hysenbelliu. Një humbje tragjike, e një drejtuesi të mëparshëm të medias tuaj, po kështu të një tjetër medie të grupit tuaj mediatik, të gazetës “Panorama”. Dhe një mik, një qytetar i përkushtuar. Një familjar…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2995 teste, nga të cilat 984 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19: Shkup-398, Kumanovë-47, Dibër-11, Shtip-46, Prilep-59, Tetovë-44, Strugë-15, Veles-32, Manastir-46, Ohër-28, Kavadar-29, Gostivar-46, Gjevgjeli-22, Strumicë-24, Kriva Pallankë-3, Radovish-8, Krushev-1, Koçanë-11, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-3, Pehçevë-2, Berovë-15, Vallandovë-2, Vinicë-1, dellçevë-26, Kratovë-4, Sveti Nikollë-8, Kërçovë-22, Resnjë-11 dhe Negotinë-15. – Advertisment – Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 631 pacientë të shëruar si dhe 24 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19.
19 viktima dhe 846 raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke bërë që shifrat të mbeten të larta. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 19 pacientë, ndërsa janë regjistruar 846 raste të reja infektimi me virusin e rrezikshëm. Referuar shifrave të larta, MSH iu bën një apel të fortë qytetarëve, që të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave të distancës, maskës së detyrueshme, higjienës dhe kufizimit të kontakteve, për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit. Deklarata e MSH: Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarë të mos…
Vijojnë shifrat e larta të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 14 pacientë, si dhe janë konfirmuar 560 raste të reja infektimi. Njoftimi i plotë: 1620 TESTIME, 678 TË SHËRUAR DHE 560 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.620 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela insiston që vendi të hapë kushtetutën dhe të ndryshojë pjesën ku flitet për gjuhën zyrtare. Në vend të 20 përqindëshit, duhet të figurojë gjuha shqipe. Sela në emisionin 360 gradë tha se tash është koha për të pastruar çështjet e hapura brenda. – Advertisment – Mendoj se janë pjekur kushtet pasi është ashtu siç e kam thënë, e kuptoj atë kur preken maqedonasit kur dikush u thotë që gjuha e tyre duhet të quhet vetëm gjuhë zyrtare e shtetit, sepse unë jam në një pozicion kur gjuha e nënës sime, shqipe definohet me…
Policia italiane ka sekuestruar një sasi droge prej 275 kg, ndërsa në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptar. Mediat fqinje raportojnë se lënda narkotike është kapur në Rimini, ku 160 kg ishin hashash dhe 115 kg marijuanë. Nga sa bëhet e ditur, shqiptarët e arrestuar janë perkatesisht të moshës 26, 39 dhe 35 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur. Ata janë kapur në momentet që po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të cilën e kishin fshehur pas paletave të detergjentëve brenda një kamioni. Hetuesit kanë thënë se droga ishte e destinuar për tregtarët e mëdhenj dhe…
Numri një i Qeverisë, Edi Rama, ka bërë me dije se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara, ku sipas tij do të takohet me prodhues të vaksinës kundër koronavirusit. “Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në “Tëitter”. Kujtojmë që më herët Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se qeveria shqiptare është në…
Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për radion Kanal 77 vlerësoi punën e Ministrit Bullgar të Mbrojtjes si konstruktive Krasimir Karakachanov gjatë intervistës në këtë medium dhe mirëpriti fjalorin e miqësisë në përgjigjet e tij. – Advertisment – Kryeministri Zaev tha se nga biseda u pa qartë se Ministri Karakachanov nuk kishte asnjë problem të pranonte faktin e ekzistencës së gjuhës maqedonase dhe popullit maqedonas. “Ne jemi të gatshëm në frymën e miqësisë të ndërtojmë marrëdhënie të ndërsjella midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët. Unë sinqerisht shpresoj se ka ende shanse për…
Ish-Presidenti Bamir Topi në një komunikim të drejtëpërdrejtë me studion e lajmeve në News24 tha se ishte tërësisht e tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, nga koronavirusi. “Ka qënë mik i familjes sime, ka qënë prezent në dasmat e vajzave të mia, lidhja jonë ka qënë shumë e ngushtë. E kam parë Kasemin në dy plane, nuk është ditë për të thurur lavde, por fjalët e mia janë të sinqerta, e kam parë si njeri të dashur, të sjellshëm, të ndershëm dhe me shumë karakter. Në mjaft situata në vitet që njiheshim…
Shtipi është një ndër qytetet më me prioritet që të ketë një spital modular, kjo me vetë faktin se ka mbingarkesë të kapaciteteve spitalore, kështu deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës së institucioneve shëndetësore në Shtip. – Advertisment – “Unë besoj se mund të kryhen të gjitha punët deri në fund të viti. Prioritet përveç në Shtip kemi edhe në Strumicë, Strugë dhe Gjevgjeli dhe me të njëjtën dinamikë siç po punohet këtu, njëjtë punohet edhe në tre qytetet e lartpërmendura”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

