Gazetarë, njerëz të medias, politikanë e më gjerë kanë shprehur sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, i cili nuk mundi dot të mposhtë virusin e pabesë Covid-19. Mes lotësh, gazetari Enton Abilekaj, kujtoi në studion e “News24” vitet e punës me Hysenbelliun, duke thënë se nuk mbante kurrë anën e politikanëve apo të njerëzve të pushtetshëm, por vetëm të gazetarëve dhe njerëzve të thjeshtë. Mes të tjerash, Abilekaj zbuloi edhe se e kishte ditëlindjen në një ditë me bashkëshorten e Hysenbelliut dhe prej vitesh ata i festonin ditëlindjet bashkë. Por, “Këtë vit më tha që…
Author: almakos
Gjatë ditës së djeshme (04.12.2020) diku rreth orës 23:30 minuta në autostradën Kumanovë-Shkup në afërsi të fshatit Agino Sello, një makinë e tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit e drejtuar nga S.T. nga fshati Agino Sello, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga. Pas aksidenti vozitësi dhe bashkudhëtarët e tij janë dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku tek vozitësi S.T. mjekët kanë konstatuar vdekjen, ndërsa tek personat e tjerë lëndime të rënda trupore. Në vendngjarje është kryer hetim nga Prokurori publik dhe ekipi hetimor i Ministrisë së Brendshme. – Advertisment –
Drejtori i informacionit në “News24”, Robert Rakipllari, kujtoi mes dhimbjes punën për plot një dekadë me Presidentin e “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, pas betejës me koronavirusin. Në studion e “News24”, Rakipllari tha se Hysenbelliun do ta kujtojë gjithmonë si njeriun më pozitiv dhe që ishte gjithmonë në krah të gazetarëve. Teksa e cilësoi të dhimbshëm dhe tronditës lajmin për ndarjen e tij nga jeta, ai theksoi se nuk e kishte menduar kurrë që do t’i bënte elegji një miku aq të afërt. “Është shumë e dhimbshme të flasësh për një mik shumë të afërt,…
Një kambist është grabitur mëngjesin e sotëm në Korçë. 30-vjeçarit Erion Renja iu grabit çanta e dorës pak pasi kishte dalë nga banesa nga dy shtetas të paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Korçë/Informacion paraprak Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Grupi hetimor po punon për identifikimin e…
Gjatë 24 orëve të kaluara (04/05.12.2020) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar gjithsejtë 540 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat deh protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –
Si po mbrohen shqiptarët nga Covid 19, shkrimi i AFP tregon detaje që ndoshta nuk ju kishin shkuar në mendje Nga krishterimi tek islami me sakrifica kafshësh dhe rite pagane, shqiptarët i kanë të mbuluara praktikat e tyre shpirtërore kur vjen puna tek përballimi i një krize. Në kishën e shtrirë në majë të malit në Laç, ateistët, myslimanët dhe të krishterët po vërshojnë të gjithë për të kërkuar lehtësim – ndoshta edhe një mrekulli – për të mbijetuar nga pandemia e koronavirusit, por edhe sëmundje të tjera. Kisha françeskane, e cila kundron qytetin e Laçit në veriperëndim, ka tërhequr…
Xhuljo Prela, është 26-vjeçari efektiv i FNSH-së së Shkodrës që u gjet i vrarë me një plumb në gjoks brenda makinës së tij tip “Volkwagen”, në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush. Ndërkaq, kanë dalë edhe pamjet e para nga vendngjarja. Përpara mjetit të efektivit që doli nga rruga pak para se policia ta gjente të vrarë, shihen ekspertë të shumtë që kryejnë matjet e nevojshme me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Lezhë/Informacion paraprak Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin…
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Në pjesët juglindore do të jetë kryesisht i vranët me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë. – Advertisment – Edhe në Shkup e rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, temperatura maksimale do të arrij deri në 11 gradë Celsiusë.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat foli edhe për kontestin me Bullgarinë. Ai u shpreh se në kontest fshihen edhe gjera të tjera, jo vetëm bllokimi që po na bën shteti ynë fqinjë Bullgaria. Ai tha se problem kryesor mbetet ende korrupsioni dhe shteti i së drejtës, prandaj nuk arrihet të organizohet ende mbledhja e parë ndërqeveritare me BE-në. – Advertisment – Kam bindjen që prapa kësaj mburoje që i krijohet Qeverisë Zaev 2, nëpërmjet kontestit me Bullgarinë qëndrojnë edhe gjer të tjera që ne nuk po arrijmë të mbajmë mbledhjen…
Ndryshimet në Rregulloren për punën e Kuvendit sipas kreut të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela kanë për qëllim që deputetin ta shndërrojnë në makineri votimi. Sipas tij është e papranueshme sepse këto ndryshime do tu mundësojnë disa deputetëve që gjithmonë të gjejnë arsyetime që të mos marrin pjesë në seancat plenare, e në ndërkohë të mund të votojnë. Sela ngre dyshimin se propozimi ka për qëllim sigurimin e kuorumit dhe jo që deputeti të jetë më taman prezent që të mund të kyçet në debat dhe të diskutoj për ndonjë çështje të caktuar. – Advertisment – Gjërat e bukura janë…
Një debat mes ish-ministrave të Shëndetësisë, Gjergji Kojës dhe Tritan Shehut kanë nxitur vaksina dhe 100 mijë testet e shpejta që fillojnë në Shqipëri nga e hëna. Tritan Shehu deklaroi më parë se sot Shqipëria duhet që të shpallte programin e vaksinimit të popullatës, por Koja siguron se vaksina në Shqipëri do të vijë kur të fillojë në vendet e europiane. Madje Koja thotë se PD akuzon për kauza të ndryshme pasi nuk po i del llogaria me votat covidiane. Ish-ministri thekson se nuk është çudi që militantizmi covidian t’ia bëjë opozitës etjen për pushtet një ëndërr të parealizuar. STATUSI…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e komunave me më shumë banorë të infektuar në Kosovë, ku në zonë të kuqe për gjatë dy javëve në vijim do të jenë 21 komuna, tri më shumë sesa herën e kaluar. Kështu, Drenasi, Graçanica e Kllokoti kanë kaluar nga zgjyra e verdhë në të kuqen. Sipas komunikatës për medie të publikuar nga MSH-ja, në zonën e kuqe janë 21 komuna, në zonën e verdhë janë 10 komuna, ndërsa në zonën e gjelbër janë shtatë komuna. Deklarata e plotë: NDRYSHIMET NË KATEGORIZIMIN E KOMUNAVE, NGA 04.12.2020 DERI MË 11.12.2020 Në zonën e kuqe…

