Author: almakos

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar fushatën zgjedhore në Shqipëri, mesazhin e Merkel për negociatat si dhe opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Gjekmarkaj vëren se lideri i opozitës Lulzim Basha po bën një fushatë moderne dhe se është shenjë e mirë që ai po tregohet i qetë duke dhënë mesazhe shprese tek shoqëria shqiptare gjatë takimeve. Po ashtu analisti vlerëson LSI-në se kohët e fundit po bën mirë pasi si një parti më e vogël i shkon për shtat tonaliteti i ndezur. Sa i përket mazhorancës, Gjekmarkaj thekson se…

Lexo më Shumë

Zero rezultat nga takimi i tensionuar dyditor i Komisionit të Përbashkët të Historianëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Përmes përplasjeve të vazhdueshme gjatë konferencës së përbashkët për media, krerët e dy palëve pasqyruan dallimet e mëdha jo vetëm për çështje thelbësore por edhe për ato teknike, për çka assesi të përafronin qëndrimet. – Advertisment – Sot është bërë 0 progres, as edhe 1 hap i vogël. U paraqit problem teknik, gjatë së cilës kolegët tanë refuzuan të nënshkruanin procesverbalet, këmbëngulën që gjithkund të përdorej termi “maqedonase”. Duke e bllokuar nënshkrimin e procesverbaleve të dy takimeve të mëparshme, punët duken…

Lexo më Shumë

Numri një i Qeverisë, Edi Rama, ka inspektuar shkollën e rindërtuar “Lesh Nik Daka” në Lezhë që do të presë 535 nxënës. Rama në këtë shkollë nuk ka mundur të vijojë traditën e koshave të basketbollit pasi nuk kishte top. Për këtë fakt ai ka bërë një batutë me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu duke i thënë se “O Pjerin po s’ke top mo Pjerin. Apo vetëm bilbil ke ti se i bie borisë”. Kjo ka shkaktuar të qeshura mes njerëzve që e shoqëronin Ramën, një prej të cilëve Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj. BISEDA NË LEZHË EDI RAMA: Palestra…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend. Janë kryer 2.264 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 349 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e…

Lexo më Shumë

Dozat e para të vaksinës anti-kovid pritet të arrijnë në muajin shkurt ose mars të vitit të ardhshëm në vend. Të gjitha vaksinat do të jenë falas, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, meqenëse çmim tenderues për një njësi do të jetë 10 dollar amerikan. Ministri Filipçe tha se ky lloj i vaksinës së zbuluar nga Oxford do të arrijë përmes mekanizmit Covax. Sipas tij sot është krijuar trup koordinativ që do të jetë kompetent për organizimin dhe zbatimin e dhënies së vaksinës. – Advertisment –  Sa i përket përgatitjes së vaksinave të ritheksoj se janë siguruar 833 mijë për 400…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 478 raste të reja dhe 11 persona vdiqën si pasojë e COVID-19. Kështu ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, përmes një konference për media. “Janë testuar 1 mijë e 530 mostra, ku prej tyre 478 raste pozitive, si dhe janë raportuar 11 raste të vdekjes”, tha Ramadani. 1.530 TESTIME, 690 TË SHËRUAR DHE 478 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.530 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të…

Lexo më Shumë

Dasmat nuk kanë të ndalur edhe pse janë të ndaluara me vendim të qeverisë me qëllim mbrojtjen e popullatës nga virusi korona. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se nuk ka ditë që policia nuk intervenon në prishjen e dasmave dhe manifestimeve tjera familjare që rrezikojnë shëndetit e të pranishmëve në to. Pasi ishin ndaluar në restorante, familjarë të shumtë kanë gjetura mënyra tjera të mbajtjes së dasmave, kryesisht në shtëpi private, që po ashtu janë të ndaluara me vendim të qeverisë. – Advertisment –  Unë po u tregoj se çdo ditë, jo vetëm që mbyllim dhe prishim…

Lexo më Shumë

Duke nisur nga e hëna në Tiranë do të nisë aplikimi i testit të shpejtë i antigenit për të gjithë ata qytetarë që kanë shenja të COVID-19.Në një lidhje skyep për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi se këto teste, ashtu siç u dha dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do të jenë falas, ndërsa do të shpërndahen në disa zona të kryeqytetit si fillim dhe më pas në spitalet rajonale.Sipas saj, ky test duhet të bëhet brenda 5 ditëve të shenjave të COVID-19, ndërsa ka një vlefshmëri 100% të rezultatit. “Nga e hëna nis…

Lexo më Shumë

Frika nga virusi korona ka bërë që të konsumohet numër rekord i antibiotikëve. Azithromycin i njohur si Sumamed dhe Cefixime i njohur si Pancef janë dy barërat që kanë dyfishuar recetat prej kur se shpërtheu pandemia në vend. Sipas Fondit Shëndetësor këto janë vetëm shifrat e regjistruara nga recetat elektronike të lëshuara prej mjekëve amë. Ndërkaq, sipas tyre, numri real i konsumit të antibiotikëve është shumë më i lartë, ngaqë shteti nuk ka kontroll ndaj shitjes private të tyre. – Advertisment – Në periudhën kohore mars-tetor, rreth 118.000 receta janë lëshuar nëpër barnatore në kuadër të Fondit për Azithromycinën dhe…

Lexo më Shumë

Një sherr mes disa marokenësh dhe një siriani është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Buriemet kanë bërë të ditur se përleshja ka qenë me mjete të forta dhe siriani ka mbetur i plagosur rëndë. Pamje nga vendngjarja kanë mbërritur në redaksinë e JOQ nga një dëshmitar. Sipas tij, siriani u transportua me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet gjendja e tij aktuale. Vendi është i larë i gjithi me gjak, teksa dëshmitari rrëfen se sherri ka ndodhur me thika dhe shishe birre.

Lexo më Shumë

Operacionit Forca e Ligjit ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë 6 personave në Tropojë dhe në Kukës. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Lavdrim Pepkolaj, Arbër Doçi, Besmir Mulgeci, Amarildo Danjolli, Kastriot Brahaj, Ilirjan Nezaj. Lavdrim Pepkolaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; Arbër Doçi, banues në Tropojë, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Grupi i strukturuar…

Lexo më Shumë