Author: almakos

Moti sot do të jetë me vranësira, nëpër lugina me paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 1 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 6 deri në 11 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup në orët e paradites do të ketë paraqitje të mjegullës, derisa gjatë ditës me vranësira dhe kushte për reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 8 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Publicisti, politikani dhe ish-gazetari Veton Surroi, i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe ndikimin në politikën shqiptare. Surroi thotë se Shqipëria me Komisionin për Raportin e Dick Marty po barazohet me Serbinë, pasi po futet tek vendet që kanë mohim ndaj drejtësisë ndërkombëtare.  Ndër të tjera, Surroi kritikon qeveritë që të paktën në 10 vitet e fundit nuk e ka vendosur Serbinë para përgjegjësisë për zhdukjet, kufomat etj. ”Përpiqem t’i ndaj në 3-4 pyetje. Kosova nëpërmjet veprimeve të veta, institucionale, e ndihmuar dhe nga Shqipëria ka lejuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, njëherë edhe sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. – Advertisment – “Të dashur miq dhe kolegë, unë sapo mora përgjigjen e testit dhe rezultoj të jem i infektuar me virusin SarsCov-2.Deklarata ime ka synim që të ndihmoj në hetimin epidemiollogjik dhe nga ana tjetër të sensibilizoj sa më shumë për zbatimin e masave. Ne jemi të gjithë në këtë valle, asnjë nuk mund të mbrohet i vetëm…duke mos i zbatuar masat anti-covid të gjithë njësoj, ne kthehemi në armë për njëri-tjetrin.Unë do të jem…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane ka vlerësuar SPAK pas vendimit të GJKKO për të sekuestruar sërish pasuritë e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llallës. Yuri Kim thotë se SHBA e mbështet implementimin e Reformës në Drejtësi teksa thekson se SPAK po arrin rezultate me ligjin Anti-Mafia dhe pikërisht rasti Llalla është lloji i çështjes së korrupsionit që SPAK është krijuar për të ndjekur penalisht Vetëm disa ditë pasi vetë GJKKO ia liroi pasuritë, SPAK ka bërë një tjetër kërkesë, kësaj radhe në bazë të ligjit antimafia. GJKKO më 23 nëntor të këtij viti i ka sekuestruar Lallës një apartament banimi në Durrës, dhe 4 toka arrë,…

Lexo më Shumë

Përfaqësues i Alternativës  Lulzim Aliu në emisionin e sontëm “Rruga drejt…”, qeverinë e Zaevit e cilësoi si qeveri të mashtrimit, derisa për 100 ditshin e parë tha se bëhet fjalë për 100 ditë të dështuara në çdo segment të jetës  Sipas Aliut ky nuk është vetëm vlerësim i opozitës por është konstatim edhe i qytetarëve të cilët drejtpërdrejt në jetën e tyre i ndiejnë këto dështime të kësaj qeverie. – Advertisment – “Nuk do t’i kisha thënë  Qeveria e Zaev 2, por Qeveri e mashtrimit në dështim të plotë. Dhe në qoftë se udhëhiqemi nga thënia popullore  se dita e…

Lexo më Shumë

Janelle Witten jeton në qytetin Gastonia të Karolinës së Veriut me bashkëshortin dhe djalin e saj gjashtë vjeç. Gjatë gjithë pandemisë së koronavirusit, ajo dhe familja e saj zbatuan me përgjegjësi udhëzimet e institucioneve shëndetësore sikurse Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Ata kanë qëndruar larg atyre me të cilët nuk jetonin, kanë respektuar udhëzimet mbi higjienën e vendosur maska. Por edhe pse zonja Witten beson se COVID-19 është një kërcënim real, ajo thotë se nuk do të vaksinohet kur një e tillë të jetë në dispozicion për publikun. “Nuk jam kundër vaksinave. I kam bërë djalit…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Mbledhjen e 25-të të Qeverisë së RMV të mbajtur më 1 Dhjetor e dorëzoi Analizën dhe Planin e Veprimit për Liqenin e Prespës, që u përgatit nga Grupi Punues i Ekspertëve (GPE) i krijuar nga MMJPH për këtë qëllim, dhe në të cilin u kyçën profesorë aktualë dhe pensionistë, ekspertë, persona teknikë profesional nga institucionet përkatëse (hidrologë, biologë, gjeologë) të cilët kanë punuar dhe po punojnë për këtë çështje, si dhe përfaqësues të Shoqatës Ekologjike Maqedonase (SHEM) dhe ekspertë të tjerë që punojnë në projekte tematike në Rajonin e Prespës. – Advertisment…

Lexo më Shumë

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për doktor Myftar Zemani kishte dalë në pension, por ende ushtronte profesionin vullnetarisht në zonën e Fierit. Postimi i plotë: Lajm i hidhur. Ndërron jete mjeku i njohur. Epidemia dhe sëmundja e rrezikshme COVID- 19, që në këtë periudhë ka marrë përmasa masive, nuk po kursen as jetën e mjekëve. Sot një tjetër mjek e humbi betejën me këtë virus. Është fjala për mjekun Myftar Zemani, që bashkëqytetarët tanë e njohin shkurt si Doktor Tarja. Edhe pse në pension, ai jepte ndihmesën e tij në fushën e mjekësisë, duke vizituar…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar protestat e saj për siç thotë mbrojtjen e historisë dhe identitetit. Dhjetëra protestues bllokuan tre udhëkryqe, para Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë. Me moton “Dorëheqje për Zaevin, liri për popullin” nga VMRO-DPMNE kërkojnë që Qeveria të mos shesë kombin, gjuhën dhe identitetin maqedonas, sepse VMRO nuk do të njohin asnjë marrëveshje me Bullgarinë që do të dëmtonte historinë e maqedonasve. Rashella Mizrahi, para protestuesve deklaroi se anëtarësimi në BE nuk duhet të bëhet me mosnjohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas. – Advertisment – Ëndrra evropiane nuk është fshirja e historisë, gjuhës dhe…

Lexo më Shumë

Imunologu amerikan Anthony Fauci ka kritikuar Mbretërinë e Bashkuar për miratimin e “nxituar” të vaksinës së përgatitur nga Pfizer/BioNTech për të luftuar koronavirusin. Business Insider raporton se u shpreh për Fox News se rregullatorët e Britanisë së Madhe nuk kishin kontrolluar të dhënat klinike të Pfizer me aq “me kujdes” sa Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe paralajmëroi se miratimet e shpejta mund të ulin besimin e publikut tek vaksinat. Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, tha: “Mbretëria e Bashkuar nuk e bëri me aq kujdes dhe ishin disa ditë përpara. Nëse ecni shpejt…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, 22 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 1.342 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. Rastet e reja dalin pas testimit të 3.399 mostrave. – Advertisment – Raste e reja janë regjistruar në: Shkup-479, Kumanovë-52, Dibër-20, Shtip-45, Prilep-84, Tetovë-58, Strugë-52, Veles-59, Manastir-83, Ohër-49, Kavadar-42, Gostivar-63, Gjevgjeli- 33, Strumicë-29, Kriva Pallankë-12, Radovish-12, Krusevë-5, Koçani-33, Probishtip-10, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-2, Pehçevë-2, Berovë-4, Valandovë-4, Vinicë -4, Delçevë-22, Kratovë-7, Shën Nikollë-13, Kërçovë-31, Resnje-13, Negotinë-18. Nga një viktimë kanë Kumanova, Berova, Krusheva, Strumica, Gostivari, Ohri, Struga. Nga dy viktima…

Lexo më Shumë