Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë diçka për të cilat askush nuk ka të drejtë të bisedojë, në asnjë moment. Për këtë nuk ka diskutime. Ne mund të diskutojmë të gjitha çështjet e tjera që janë me interes, por jo edhe për çështjet që janë identiteti ynë dhe gjuha jonë, tha sot ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, pasi vizitoi Zherovjanën, ku inspektoi ndërtesën e re të rindërtuar për departamentin e policisë. – Advertisment – Lidhur me negociatat me Bullgarinë, Spasovski theksoi se Qeveria po bën përpjekje për të arritur një kompromis mbi bazë të parimeve. “Ne mbetemi të përkushtuar në…
Author: almakos
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklarate për mediat ka dhënë detaje për 100 mijë testet e shpejta të antigenit që kanë mbërritur në Shqipëri. Manastirliu u shpreh se kjo metodë do të aplikohet fillimisht në Tiranë e më pas të përhapet në rrethe. “Për sa i përket përfshirjes së shpejtë të antigenit, kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenit që janë tashmë të disponueshme në vendin tonë. Testimi i shpejtë i antigenit do të nisë nga dita e hënë fillimisht në Tiranë. Në fazën e parë, duke filluar nga dita e hënë…
Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 43 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 443 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19. – Advertisment – Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 21 persona, pesë persona janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në Klinikën e Dermatologjisë, nga katër pacientë janë pranuar në Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Nefrologjisë, dhe tre pacientë në Klinikën për Sëmundje të Syve. Ministria e Shëndetësisë njofton…
119497175 E përditshmja bullgare “24 Chasa” raporton se vetoja bullgare në për miratimin e kornizës negociuse mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së mbështetet nga Danimarka dhe Holanda. Në tekst thuhet se një informacion i tillë vjen nga burime diplomatik në Bruksel. – Advertisment – E përditshmja thekson se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski tashmë ka shprehur dyshime përmes profilit të tij në Facebook, se të paktën dy vende mbështesin në heshtje veton bullgare për Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, burimet e gazetës bullgare thonë se vendet anëtare kanë mospajtime edhe për kornizën negociuese për Shqipërinë.
Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më dhunë, me një 26-vjeçare. Në pranga përfundoi shtetasi V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë. Lushnjë/Informacion Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Tre persona janë privuar nga liria dhe kundër tyre ka nisur hetimi në lidhje me grabitjen e 22 nëntorit në një objekt për lojëra të fatit në Tearcë të Tetovës. – Advertisment – “Policia nga SPB-Tetovë ka privuar nga liria S.A.(42), D.S.(28) dhe M.B. (32) nga fshatrat e Tetovës, Dobrosht, Gllogjë dhe Tearcë, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “grabitje”. Tre personat po mbahen në stacionin policor në Tetovë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. MPB njofton se hetimi po vazhdon dhe se po merren masa për zbardhjen e plot të rastit.
Një studim i ri nga Universiteti i Gjeorgjisë ka zbuluar një ilaç eksperimental që e parandalon transmetimin e koronavirusit brenda 24 orëve. Medikamenti quhet “molnupiravir” dhe nuk lejon që virusi të përhapet në të gjithë trupin. Studiuesit zbuluan se ilaçi, i cili merret me anë të rrugëve orale, u provua tek kafshët ferret dhe u zbulua se nuk e përhapën sëmundjen nga njëri-tjetri, ndryshe nga të tjerët që nuk iu dha medikamenti, shkruan Daily Mail. Ekipi, nga Universiteti Shtetëror i Gjeorgjisë, thotë se nëse të dhënat mund të përkthehen te njerëzit, kjo do të thotë që pacientët me COVID-19 mund…
Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell urdhër për ngritjen e procedurës hetimore kundër 40 vjeçarit nga Shkupi, tek i cili më 2 dhjetor të këtij viti, gjatë një kontrolli nga policia janë gjetur 147 gramë marijuhanë. Droga i është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar. – Advertisment – “Prokurori Publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale-Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka vlerësuar se i dyshuari mund të arratiset ose të përsëris veprën, ndërsa gjykatësi ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”,…
Facebook-u do të fillojë të heqë pretendimet e sajuara lidhur me vaksinën kundër COVID-19 nga platforma e tij. Ndër të tjera ka bërë me dije se këto përpjekje ndërmerren në kuadër të një fushate për të luftuar përhapjen e dizinformimit lidhur me vaksinat. “Kjo është një tjetër formë e zbatimit të politikës sonë për të luftuar dizinformimet lidhur me virusin,” tha Facebook-u. Gjigandi i medias sociale tha se në javët e ardhshme do të fillojë të heqë informacionin që lidhet me vaksinat, por është diskredituar nga ekspertët e shëndetit publik. Vendimi, i cili ndikon edhe tek informatat që ndahen përmes…
Gjatë 24 orëve të fundit (03/04.12.2020) në gjithë territorin e vendit, janë regjistruar 625 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme, në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –
Vaksina kundër COVID-19 e kompanisë Moderna, bën që sistemi imunitar i njeriut të prodhojë antitrupa të fuqishëm, që qëndrojnë për të paktën tre muaj, tregoi një studim i publikuar të enjten. Testimet e kësaj vaksine kanë treguar se ajo është efektive 94 për qind. Studiuesit në Institutin Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID) në SHBA, që ishin pjesë e zhvillimit të vaksinës, analizuan përgjigjen imune të 34 pjesëmarrësve të rritur, të rinj dhe të moshuar, nga faza e parë e studimit klinik. Ata thanë se antitrupat, të cilët ndalojnë virusin SARS-CoV-2 të pushtojë qelizat njerëzore, “ranë pak me kalimin…
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka mbajtur fjalim në sesionin special të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kushtuar pandemisë më Kovid-19. Pendarovski në fjalim thekson se pandemia mbetet rreziku më i madh për njerëzimin. – Advertisment – “Me dimensionet e saj shëndetësore, ekonomike, sociale, humanitare dhe të sigurisë, pandemia ka testuar vendet tona në mënyra të papara dhe na kujtoi se sa të lidhur jemi me njëri-tjetrin. Me vuajtjet që shkakton, pandemia ka ekspozuar dobësitë sistematike dhe pabarazitë në botën tonë”, tha mes tjerash Pendarovski. Pendarovski ka falënderuar vendet mike, Kombet e Bashkuara dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë…

