Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më dhunë, me një 26-vjeçare.
Në pranga përfundoi shtetasi V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë.
Lushnjë/Informacion
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.