Ambasadorja amerikane ka vlerësuar SPAK pas vendimit të GJKKO për të sekuestruar sërish pasuritë e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llallës.
Yuri Kim thotë se SHBA e mbështet implementimin e Reformës në Drejtësi teksa thekson se SPAK po arrin rezultate me ligjin Anti-Mafia dhe pikërisht rasti Llalla është lloji i çështjes së korrupsionit që
SPAK është krijuar për të ndjekur penalisht
Vetëm disa ditë pasi vetë GJKKO ia liroi pasuritë, SPAK ka bërë një tjetër kërkesë, kësaj radhe në bazë të ligjit antimafia.
GJKKO më 23 nëntor të këtij viti i ka sekuestruar Lallës një apartament banimi në Durrës, dhe 4 toka arrë, 3 prej të cilave në Tiranë.
SPAK njofton se hetimet pasurore ndaj Adriatik Lallës janë në vazhdim e sipër.