Një sherr mes disa marokenësh dhe një siriani është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Buriemet kanë bërë të ditur se përleshja ka qenë me mjete të forta dhe siriani ka mbetur i plagosur rëndë. Pamje nga vendngjarja kanë mbërritur në redaksinë e JOQ nga një dëshmitar.
Sipas tij, siriani u transportua me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet gjendja e tij aktuale. Vendi është i larë i gjithi me gjak, teksa dëshmitari rrëfen se sherri ka ndodhur me thika dhe shishe birre.