Numri një i Qeverisë, Edi Rama, ka inspektuar shkollën e rindërtuar “Lesh Nik Daka” në Lezhë që do të presë 535 nxënës.
Rama në këtë shkollë nuk ka mundur të vijojë traditën e koshave të basketbollit pasi nuk kishte top.
Për këtë fakt ai ka bërë një batutë me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu duke i thënë se “O Pjerin po s’ke top mo Pjerin. Apo vetëm bilbil ke ti se i bie borisë”.
Kjo ka shkaktuar të qeshura mes njerëzve që e shoqëronin Ramën, një prej të cilëve Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
BISEDA NË LEZHË
EDI RAMA: Palestra është në krahun tjetër?
ARBEN AHMETAJ: Po por s’ka top basketbolli prandaj
EDI RAMA: S’ka problem. O Pjerin po s’ke top mo Pjerin. Apo vetëm bilbil ke ti