IKSHPK ka bërë të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,314 mostra të marra ngaShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive. Autoritetet e shëndetësisë konfirmuan gjithashtu dhe 19 viktima në 24 orët e fundit. Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28,504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,195.
Author: almakos
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Një dëshmi tronditëse dhe thirrje të dëshpëruara për ndihmë vjen nga një djalë i ri nga Elbasani që pret të shtrojë nënën e tij me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. I riu tha mes lotësh për gazetarin e ‘News24’ Erjon Skëndaj se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi urgjenca nuk ka vende. Me zërin që i ngashërehej, djali tha se nuk mund të shoh nënën e tij duke vdekur në ambulancë si kafsha, pasi jetën ia kishte falur Zoti. Po ashtu i riu pohoi se nënës së tij nuk i është bërë ende tamponi…
Një person ka humbur jetën në aksident trafikun që ndodhi sot në mesditë në rrugën Gostivar-Kërçovë. Sipas informatave të SPB-Tetovë, rreth orës 11:30 minuta një kamion ka goditur këmbësorin duke e lënë të vdekur në vendngjarje. – Advertisment – “Nga lëndimee marra nga goditja në vendngjarje ka ndërruar jetë A.M. 31 vjeç nga Banjica e Poshtme, Gostivar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.Polici ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po heton rastin.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, ku është vrarë një person me armë zjarri. Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. “Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën ‘Bashkim Fehmiu’ në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i…
Sot është një e dielë e trishtë për familjen Hysenbelliu, pasi i dhanë lamtumirën e fundit themeluesit dhe presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliut i cili ndërroi jetë, pas infektimit me koronavirus. Të afërm, miq, kolegë, gazetarë, figura të politikës zhvilluan homazhe paraditen e sotme, ku shprehën ngushëllimet. Mes tyre edhe gazetarja e ‘Gazetës Shqiptare’ Trendafile Visha e cila e cilëson z.Kasem si një ndër ‘burrat më zemërbardhë që e donin të gjithë i thjeshtë dhe i gjendur për cilindo që udha i vinte para’. Postimi i plotë i gazetares Visha: DY FJALE LAMTUMIRE… O File, o File…! Ky ze…
Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm në rrjetet sociale, pasi kohët e fundit ka pasur disa denoncime, ku përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emra të rremë që përkojnë me emra të përzgjedhur rastësisht që të lënë të kuptosh se janë emra shqiptarësh më pas marrin të dhëna personale. Pas kësaj autori fillon të shantazhojë personin me bërjen publike të të dhënave të marra duke shfrytëzuar dhe njohjet që ka personi në rrjetet sociale. Më pas ata kërkojnë para për të mos publikuar të dhënat. Njoftimi i policisë: Njësia “C” për Hetimin e Krimeve…
Një i 27-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu në Tiranë për vjedhje dhe drogë. Në pranga përfundoi shtetasi M.Q. 27 vjeç, lindur dhe banues në Përrenjas. Gjatë kontrollit në banesë e 27-vjeçarit i janë gjetur edhe 167 doza me lëndë narkotike heroinë. Sipas policisë me datë 11.10.2020 ai akuzohet se ka vjedhur automjetin në pronësi të B.R. si dhe me datë 30.10.2020 automjetin në pronësi të R.Sh. në Tiranë, pra të dyja brenda Tetorit. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar ky shtetas. Materialet iu…
Ekzekutimi me armë zjarri i efektivit të policisë Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në superstradën Lezhë-Milot vijon të mbetet pa autor. Dëshmia e familjareve dhe bashkëpunëtoreve të 26-vjeçarit nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një piste konkrete hetimi. Në deklarimet e tyre para hetuesve ata kanë thënë se i riu ishte njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur shqetësime për ndonjë konflikt të mundshëm. Pista kryesore që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti personal që mund të ketë pasur 26-vjeçari me ndonjë person gjatë ditëve të fundit, por që nuk iu ka rrëfyer familjareve apo shokëve të…
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Pollogut njësiti mobil për siguri në trafik pranë MPB-së ka kryer një kontroll të shtuar të trafik, me çrrastë janë sanksionuar gjithsejtë 203 vozitës. 113 gjoba janë shqiptuar vetëm në Tetovë mes të cilave 10 për makina të paregjistruara, 6 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Në Gostivar janë shqiptuar 90 gjoba, mes të cilave 16 për makina të paregjistruara, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. – Advertisment –
Vende të ndryshme të botës kanë blerë ose porositur 10 miliardë doza vaksinash anti Covid-19 dhe pothuajse të gjitha do të shkojnë për kombet e pasura ose me të ardhura të mesme. Deklarata dhe përditësimi më i fundit u bë nga “Duke Global Health Innovation Center”, i cili monitoron kontratat e nënshkruara dhe të bëra publike, sipas të cilave shumica e vaksinave do të shkojnë në SHBA. Pavarësisht angazhimeve publike për drejtësi, vendet individuale janë të stimuluara për të blerë sa më shumë vaksina të jetë e mundur dhe nga diapazoni më i gjerë i mundshëm i kandidatëve, për të…
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vend. Sipas të dhënave në qendrën Europiane Mesdhetare Sizmologjike (EMSC), lëkundjet ishin me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në orën 8:19 në distancë 27 km në veri të Durrësit. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 5 km, ndërsa ende nuk raportohen dëme.

