Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vend.
Sipas të dhënave në qendrën Europiane Mesdhetare Sizmologjike (EMSC), lëkundjet ishin me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në orën 8:19 në distancë 27 km në veri të Durrësit.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 5 km, ndërsa ende nuk raportohen dëme.



