Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic, pasi kishte thyer orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar ka shkaktuar mjaft reagime.
Ndërsa politika kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, të rinj dhe anëtarë të Shoqërisë Civile po protestojnë në këto momente. Mes turmës dallohet edhe reperi Stresi i cili është shprehur se nuk do të largohen nga sheshi pa u bërë drejtësi për vrasjen e të riut. Më tej reperi ka thënë se nuk tremben nga policia.
Mes trumës dëgjohen thirrjet ““Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, si dhe thirrje që ministri Lleshaj të dorëhiqet: “Jepe dorëheqjen”, “Poshtë komunizmi” .
“S’ka zot që na ndalon sot, le të na vrasin”,- shprehet njëri prej tyre.



