Policia ka larguar me gaz lotsjellës protestuesit që ishin përpara Kryeministrisë. Teksa kanë qenë duke u larguar, turma është përballur me një makinë policie, që e ka sulmuar me gurë.
Efektivi ka qëndruar brenda në makinë, teksa xhamat janë thyer dhe makina goditej non stop nga protestuesit. Të shumtë kanë qenë edhe personat që kanë dal para tyre për ti ndaluar veprimet e dhunshme.



