Author: almakos

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masat e arrestit për të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në vitin 2005. GJKKO i komunikoi masën e sigurisë Shullazit, që konsiderohet si organizator i atentatit ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj dhe mikut të tij Artan Arsi. Po kështu Viktor Imeraj dhe Luftar Reçi janë lënë në burg, në rolin e ndihmësit në dy vrasjet. Për vrasjen e Klodian Saliut janë shpallur në kërkim Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj. Masa e sigurisë arrest me burg u caktua edhe…

Lexo më Shumë

Është koha që bashkësia ndërkombëtare ta ndihmojë drejtpërdrejtë Shkupin dhe Sofjen për ta zgjidhur kontestin, thonë ekspertët, pas dështimit të dy vendeve që dallimet ti tejkalonin përmes negociatave dypalëshe. Ish ambasadori, Gjorgji Filipov vlerëson se është i nevojshëm arbitrazh ndërkombëtar ose ndërmjetësim. – Advertisment – Është koha për ndryshim të modelit me të cilin do ecim drejt BE-së. E pamë se Qeveria po mundohet me përfaqësuesin special, megjithatë unë do ta rekomandoja më shumë modelin e Sllovenisë dhe Kroacisë, përmes një arbitrazhi ndërkombëtar, ndërmjetësim ose këshill. Megjithatë duket sikur në një farë mënyre bashkësia ndërkombëtare u deklarua, me atë që…

Lexo më Shumë

Një mik i ngushtë – le ta quajmë Xhon – na telefonoi së fundmi, duke na kërkuar këshilla. Ai u zgjua me dhimbje të forta muskulore dhe lodhje. Kuptohet që ishte i shqetësuar, se mund të ishte prekur nga Covid-19. Na pyeti nëse duhej të shkonte në punë, të vraponte për të bërë një tamponin, apo të rrinte në shtëpi. Për shkak se nuk kishte simptoma të tjera, si ethe, kollë apo gulçim, ishte i pasigurt se çfarë të bënte. Sigurisht, mund të kishte ndonjë infeksion tjetër i frymëmarrjes, si gripi ose e ftohura e zakonshme. Po sikur të jetë…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i popullsisë ringjalli kundërshtimet mes partive parlamentare. Propozimi-ligji për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në vitin 2021, i gjendur para deputetëve në lexim të parë, sipas zv/ministrit të Drejtësisë, Agim Nuhiu, siguron proces transparent dhe profesional. – Advertisment – Ligji të cilin e propozojmë bazohet në parimin e procedurës transparente për regjistrim, me parimin e neutralitetit dhe objektivitetit gjatë të gjitha fazave të regjistrimit. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilën momentalisht gjenden në shtetet e jashtme”-tha Agim Nuhiu, zv/ministër…

Lexo më Shumë

Ata janë disa nga aplikacionet më të njohura të mediave sociale në të gjithë botën, por duket se Facebook, Instagram dhe Messenger kanë rënë ditën e sotme. Prej më shumë se një ore, një problem u është shfaqur përdoruesve të “chatit” në Facebook. Përdoruesit nuk janë në gjendje të dërgojnë dhe të marrin mesazhe me njëri-tjetrin. Ndërkaq para syve të tyre shfaqet një mesazh që thotë “në pritje të rrjetit”. Problemet teknike vijnë në një kohë kur Instagrami u godit gjithashtu në shërbimin e tij të mesazheve të drejtpërdrejta, gjë që e bëri të vështirë dërgimin ose marrjen e bisedave…

Lexo më Shumë

Identifikohen dy vëllezërit nga Pogradeci që u gjetën të vrarë sot në Maliq. Gazetarja Lorena Kodra raporton  se bëhet fjalë për Andrea dhe Martin Olldashin. Policia njoftoi më herët se dy të rinjtë ishin larguar nga banesa 3 ditë më parë për të mos u kthyer më kurrë. Maliq/Informacion paraprak Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës…

Lexo më Shumë

Pasditen e sotme një numër i madh i shfrytëzuesve të Facebook, Messenger dhe Instagram në Evropë kanë raportuar probleme me rrjetet sociale. – Advertisment – Nga të dhënat e Down Detector, në orët e fundit shfrytëzuesit e këtyre mjeteve të komunikimit kanë raportuar probleme të shumta. Sipas raporteve problemi më i madh është paraqitur me Messenger. Problemet kryesisht janë shfaqur në vendet evropiane, përfshi këtu edhe Maqedoninë e Veriut. Porositë në Messenger vonohen ose nuk dërgohen tek pala tjetër.

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për vrasjen e Klodian Rashës dhe protestën e djeshme në Tiranë teksa vizitoi dy familje të cilave i janë rindërtuar shtëpitë pas tërmetit. Veliaj theksoi se personi që ka bërë gabimin në vrasjen e dy ditëve më parë duhet të mbajë drejtësi, dhe për çështjen duhet të jepet drejtësi jo si në ’21 janar’ që nuk ndodhi diçka e tillë. “Unë jam babai i një djali të vogël dhe e marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit sepse nuk besoj se ka gjë më të rëndë sesa të humbësh…

Lexo më Shumë

Është mbyllur një objekt në fshatin Kalishtë të Strugës për shkak të mosrespektimit të orarit të punës të përcaktuar sipas masave anti Covid. Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 21:20 minuta zyrtarë policorë bashkë me inspektorët e Inspektoratit shtetëror të tregut, në një objekt në fshatin Kalishtë të Strugës në pronësi të A.R, 36 vjeç kanë konstatuar se lokali punon jashtë orarit të përcaktuar në bazë të masave anti Covid për ballafaqim me koronavirusin. Në lokal janë hasur edhe tre persona, ndërkohë që është konstatuar se nuk posedon dokumentet e nevojshme për punë. – Advertisment – Nga e inspektoratit,…

Lexo më Shumë

Gjithmonë kam besuar se zgjidhjet mund të gjenden në tryezën e bisedimeve. Brezat e tanishëm dhe të ardhshëm nuk do të falin as Bullgarinë as Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse nuk gjejnë një kompromis që do të japë perspektivë, tha sot kryeministri bullgar Bojko Borisov pas takimit me të dërguarin Special të Qeverisë së Maqedonisë për çështjen me Bullgarinë, Vllado Buçkovski. – Advertisment – Sipas shërbimit për shtyp të Qeverisë bullgare, Borisov theksoi se gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme për “çështjet bilaterale që kanë mbetur të hapura mes dy palëve” duhet një “qasje pragmatike, e ndershme dhe me…

Lexo më Shumë

Papa Françesku ka emëruar Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzin që zëvendëson Charles John Brown. Në një letër drejtuar krerëve të Kishës në Shqipëri, Bonazzi tha se nuk ishte një dhuratë e papritur për të nga Papa dhe nuk e fsheh gëzimin e ardhjes së tij në Shqipëri. NJOFTIMI ZYRTAR Komunikim mbi Emërimin e Nuncit të Ri Apostolik në Shqipëri. Shenjtëria e Tij, Papë Françesku, në përkujtimin Liturgjik të Virgjërës Maritë Loretos, ka emëruar për Nunc Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Imzot Luigi Bonazzi (Luigj-i Bonaci), deri më tani Përfaqësues Papnor në Kanada. Sh. T. Imzot…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar 75 vjeçarin M.Z. nga fshati Pallaticë pasi paraprakisht është denoncuar se në oborrin e shtëpisë ka sulmuar djalin e tij 32 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, njoftojnë nga policia. – Advertisment – “Gjatë sulmit sipas denoncimit M.Z. ka shfrytëzuar edhe një shkop druri. Ai është ndaluar në stacionin policorë në Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërkohë që i është konfiskuar një pushkë gjuetie, një pistoletë, një shufër hekuri dhe një shkop druri”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë