Zbardhen detaje të reja nga 25-vjeçari Klodjan Rasha, që u vra tragjikisht nga policia mesnatën e të hënës, teksa nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanËeb” se prejardhja e familjes Rasha vjen nga fshati Lashkizë i Zall-Dardhës, në Dibër. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Doçi, familja e urtë dhe e respektuar në fshat.
Pas vitit 1990, pesë vëllezërit e familjes Rasha e kanë lënë fshatin dhe kanë ikur për një jetë më të mirë në periferi të Tiranës. Një tjetër detaj, siç raporton gazetari, është se kjo familje ishin me bindje politike të majta.



