Edhe qytetarët e Lezhës janë përfshirë në valën e protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie orët e para të 8 dhjetorit.
Gazetari Elidon Ndreka raporton se protesta ka nisur në orën 17:00, ndërkohë që të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur pranë “Obeliskut” në Lezhë.
Kujtojmë se në Korçë aktualisht po mbahet një protestë, ku janë regjistruar dhe disa incidente, pasi disa të rinj janë përplasur me policinë.
Sakaq, është paralajmëruar që në orën 18:00 në Tiranë të nis një protestë, ku starti do jetë para Ministrisë së Brendshme.



