Nuk kanë munguar momentet e tensionit, edhe gjatë protestës së sotme në kryeqytetet.
Raportohet se ka pasur përplasje tek Drejtoria e Policisë mes protestuesve dhe efektivëve. Ndërsa për të shpërndarë turmën e qytetarëve, policia ka hedhur gaz lotsjellës.
Ndërkohë, që për të qetësuar situatën ka ndërhyrë dhe FNSH. Deri më tani janë shoqëruar disa persona në polici.



