Me një temperaturë prej -4 gradë Celsius, Berova ishte vendi më i ftohtë në vend. Pas saj renditen Kodra e Diellit me -3 gradë dhe Kriva Pallanka me -2 gradë Celsius. Temperatura nën zero u regjistruan edhe në Pozharane dhe Tetovë, ku u matën -2 gradë, ndërsa -1 gradë Celsius u shënua në Shkup-Petrovec, Topolçan dhe Mavrovë. Temperatura prej 0 gradë u regjistrua në Veles, Demir Kapi, Manastir, Pretor, Shkup – Zajçev Rid, Kavadar dhe Prilep. Një gradë mbi zero u shënua në Krushevë, Shtip, Ohër dhe Vinicë, ndërsa 2 gradë Celsius u matën në Kumanovë dhe Gjevgjeli. Vendi më…
Author: almakos
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me mjegull në disa lugina në mëngjes. Gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu dhe në male borë. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë. Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme në mëngjes me mjegull, pasdite me periudha me diell. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë në 7 gradë. Të dielën, moti do të…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur të premten në Fushë Kosovë. Rasti ka ndodhur në “Rrugën e Pejës” në Fushë Kosovë, të premten, në ora 15:42. “Raportohet se është gjetur i lënduar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin policor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet. /Telegrafi/
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë fundjavës në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me interval me diell. IHK njofton se vranësirat do të shoqërohen me riga shiu. Instituti tutje bën të ditur se të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 C, ndërkaq ato maksimale nga 5 deri në 8 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s. Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga…
Tre punonjës të Policisë Orikum janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit të policisë. Sipas njoftimit të AMP-së, Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë – Gjirokastër kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për efektivët me iniciale: D. L., Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum A. J., Shef i Stacionit të Policisë Orikum A. F., Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum Sipas AMP-së, hetimet e SPAK kanë zbuluar…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.
Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra familje në zona si Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra u përballën me një skenar tashmë të njohur: përmbytje masive të banesave, tokave bujqësore dhe infrastrukturës rrugore e hidroteknike. Një krizë që nuk erdhi pa paralajmërim. Alarmet për reshje intensive u dhanë me ditë përpara. Njoftimet për “kujdes të shtuar” u përsëritën, ndërsa më pas u vu në lëvizje shfaqja klasike e emergjencave: mbledhje të Shtabit të Emergjencave Civile, ministra dhe deputetë në terren, deklarata periodike dhe…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përmes statusit së tij në Fejsbuk, është prononcuar rreth votimit të sotëm të Ligjit për Kundërvajtje, me të cilin mundësohet zbatimi i plotë i sistemit “Qytet i sigurt” nga 1 shkurti, duke theksuar se është një vendim që mbron drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve. “Votimi i sotëm i Ligjit për Kundërvajtje është një konfirmim i qartë se kur ka guxim politik dhe përgjegjësi, mund të merren vendime që mbrojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Mirënjohje e sinqertë për të gjithë deputetët që mbështetën ligjin dhe treguan se siguria në trafik, mbrojtja e jetës…
Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime të forta gjatë këtyre muajve dhe veçanërisht periudhës dhjetor-janar, ku kanë gjetur prova të reja për dosjen “Balluku”, që ka çuar në bindjen e tyre se ndaj zv/kryeministres duhet kërkuar heqja e imunitetit që e çojnë atë drejt arrestimit të mundshëm. Këto detaje zbardhi sot gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Kjo Javë” të “News 24”, teksa komentoi zhvillimet e fundit nga aktualiteti dhe seanca e djeshme në Kushtetuese, për kërkesën e Kryeministrisë në lidhje me pezullimin e Ballukut. Ndërsa po afron edhe data 28 janar, e seancës në Kuvend dhe Këshillit të Mandateve për…
Gazetarja Klodiana Lala dha më shumë detaje në “Kjo Javë”, nga hetimet e SPAK, ku më të nxehtat janë dosja Balluku dhe AKSHI. Për Ballukun, Lala mendon se është e djegur politikisht. Ndërkohë që për AKSHI-n, ka një hetimt të veçuar ndaj kupolës së policisë së shtetit. Lala sjell në vëmendje se telefoni i Ilir Prodës, kreut të policisë është sekuestruar në vitin 2024. Lala: SPAK e ka ezauruar të gjithë rrugën ligjore. Leja për arrest është guri i fundit. Nëse GJK e rrëzon pezullimin vëmendja e SPAK shkon te këshilli i Mandateve. Ka disa çështje hetimore, nga hakërrimi i e…
Një aksident dramatik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Rruga e Re”, kur dy mjete, njëri tip ‘Mercedes Benz’ dhe tjetri tip ‘Toyota’, janë përplasur me njëra-tjetrën. Goditja erdhi gjatë një manovre të gabuar të njërit nga mjetet për t’u kthyer majtas. Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në mjetit tip ‘Benz’, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, për të marrë mjekim. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për…
Komuniteti shqiptar në Saluzzo të Itali është goditur nga pikëllimi dhe dhimbja, pas aksidentit tragjik të ditës së djeshme (22 janar), ku humbi jetën fatkeqësisht në një aksident fatal një 20-vjeçar shqiptar. Klaudio Gjoka, (foto poshtë), me origjinë nga Lezha, është i riu që ka pikëlluar jo vetëm familjarët e tij dhe miqtë, por edhe komunitetin vendas. Dhe shumë njerëz, këtë mëngjes, në morgun e spitalit të qytetit, ishin mbledhur për të vajtuar vdekjen e Klaudios, i cili mbushi 20 vjeç tetorin e kaluar, i cili vdiq dje në një aksident me makinë në atë rrugë të mallkuar, autostradën 589,…

