Deputetët e ASH-së së Taravarit paralajmërojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, kundër sistemit “Safe City”. Deputeti Rijad Shaqiri tha se ndryshimet në ligjin për kundërvajtje janë në kundërshtim me nenin 9 të Kushtetutës. “Do të shtrojmë kërkesë në kuadër të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e këtij ligji pasi është në kundërshtim me nenin 9 të Kushtetutës. Ligjet duhet të sillen në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut”, tha në intervistë për “Alsat” Rijad Shaqiri, Deputet i ASH-së së Taravarit. Shaqiri tha se ASH-ja e Taravarit është kundër idesë së kreut të BDI-së Ahmeti për një njësi zgjedhor me prag prej…
Author: almakos
Gëzim Ndoka, vëllai i ish deputetit të PS, Arben Ndoka është ndaluar nga policia pas një konflikti që ndodhi disa ditë më parë në Lezhë. Ngjarja ndodhi më 12 janar, ku të lënduar mebtën kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal. Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës, pas ishte shpallur në kërkim. Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë. Ndërkohë vijon të jetë ende në…
Maqedonia i fuqizon linjat e transmetimit për energjinë elektrike dhe gazit natyror. Ndërton gazsjellës me Greqinë dhe fillon me ndërtimin e gazsjellësit për lidhje me Serbinë, informoi kryeministri Hristijan Mickoski në panelin e djeshëm në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Mickoski, siç njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, ka folur edhe për ndërtimin e tre pendave – projekte strategjike në vlerë dy miliardë euro, të cilat, sipas tij, përveç që do të mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike, do të krijojnë edhe tre rezervuare të rëndësishme me ujë të pastër për pije. “Në panelin e djeshëm të mesditës…
Deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari tha se ata nuk mund të votojnë kundër vullnetit të qytetarëve.Ajo tha se kanë pasur takim me kordinatorët e grupeve parlamentare dhe kanë shqyrtuar çështjet teknike, por vlerësojnë se të njëjtat nuk do të zbatohen.“Do të jetë e rëndë që të gjithë vërejtjet të vendosen me procedurat. Ne kemi shprehur se Ligji është antikushtetues, raportet nuk vijnë në gjuhën shqipe. Me fjalë të tjera që 1 vit e gjysmë marrim premtime por shohim se asgjë nga këto premtime nuk realizohen”, tha ajo duke shtuar se ata votojnë sipas bindjeve dhe qëndrimeve të qytetarëve.Ajo tha…
Aleanca për Shqiptarët shpreh qëndrimin e saj kritik ndaj Ligjit për Kundërvajtje, në të cilin përfshihet edhe projekti “Safe City”, duke vlerësuar se zbatimi aktual i këtij projekti ngre shqetësime serioze juridike, sociale dhe kushtetuese.“Së pari, Aleanca për Shqiptarët vëren se nuk po zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht në komunikimin zyrtar me qytetarët, përfshirë edhe njoftimet dhe sanksionet që burojnë nga projekti “Safe City”. Kjo përbën shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe është e papranueshme në një shtet multietnik.Së dyti, kërkojmë rishikim të lartësisë së dënimeve dhe të pjesës së tolerancës, me qëllim…
Altin Çoku, personi që nxiti 27-vjeçaren Sibela Abedini drejt vetëvrasjes, ngjarje e ndodhur rreth dy vite më parë, ka folur nga burgu për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores, Evis Ahmeti. Ai ka hedhur hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se ndaj tij është kryer një padrejtësi nga institucionet e shtetit shqiptar. Çoku ka kërkuar që çështja e Sibel Abedinit të zbardhet në themel, përfshirë vënien në dispozicion të të gjitha mesazheve të shkëmbyera. Altin Çoku ka deklaruar se fotografia që qarkullon në rrjetet sociale është e montuar dhe se ajo është realizuar pasi Sibela i ishte afruar në tavolinë…
Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në pranga me masë arrest në burg në mungesë janë vënë një punonjës policie në IEVP Elbasan, një i paraburgosur dhe një grua familjare e të paraburgosurit. Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan me qëllim përfitimin financiar. Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim…
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi takime në kuadër të Takimit të Dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, që u mbajt në Stamboll.. Fidan u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në Maqedoninë e Veriut, Timço Mucunski. “Ministri i Jashtëm Hakan Fidan u takua me Timço Mucunskin, Ministër i Punëve të Jashmte dhe Tregtisë në Maqedoninë e Veriut, në margjinat e Takimit të Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes për Ballkanin, në Stamboll”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme në Turqi.Paraprakisht, Fidan takoi ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në…
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi akuzohet për vjedhje. Ai akuzohet për 6 raste vjedhjesh dhe tentativa vjedhjesh. Sipas policisë, Klajdi Muhametaj, më 21 janar dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe disa dokumente në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro” si dhe ka tentuar që të vjedhë në filialin e një banke. Më tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 lokale në zona të ndryshme të kryeqytetit. Policia ushtroi kontroll në banesën e tij ku gjeti para të vjedhura, veshje që…
Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 76-të, në rendin e ditës së së cilës është votimi për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar, ligji i fundit i nevojshëm që nga 1 shkurti të fillojë funksionimi i sistemit “Qytet i Sigurt”, për regjistrim dhe sanksionim automatik të kundërvajtjeve në trafik. Mbështetja e nevojshme me shumicë prej dy të tretash për ligjin, për të cilin debati tashmë ka përfunduar, u sigurua në takimin e liderëve javën e kaluar, të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski. Vetëm opozita LSDM ka paralajmëruar se nuk do…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur një moment historik për vendin pas nënshkrimit të ‘Bordit të Paqes’ në Davos, ku ajo firmosi krah liderëve të tjerë, përfshirë Donald Trump. Ky nënshkrim shënon një hap të rëndësishëm për Kosovën në forcimin e pozicionit të saj në arenën ndërkombëtare. Gjatë një lidhjeje live për ‘Top Story’, Osmani theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kërkuar asnjë kontribut financiar nga Kosova për anëtarësimin në këtë bord. Ajo e përshkroi këtë ditë si një mundësi për të rritur peshën e vendit në skenën globale dhe për të forcuar lidhjet me aleatët e saj.…
Dukshmëri e reduktuar dhe mjegull këtë mëngjes në afërsi të Smojmirovës dhe Bukovës deri në 50 metra, Gjavatës deri në 80 metra, Strumicës deri në 100 m., Tetovës deri në 40 m., Petrovecit deri në 150 m. dhe Delçevës deri në 50 metra, njofton LAMM. LAMM gjithashtu informon se të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku zhvillohet pa probleme, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm. “Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë të pajisura plotësisht, mekanizimi dhe fuqia punëtore e nevojshme janë në dispozicion dhe pastrimi i borës po…

