Author: almakos

Një incident i papritur ka ndodhur në klinikën e Oftalmologjisë së QKUK-së, ku një gyp i ujit ka shpërthyer në sallën e operimeve, duke shkaktuar një situatë alarmante për pacientët dhe stafin mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të klinikës, një zonë e rëndësishme për realizimin e operacioneve të ndryshme oftalmologjike. Shpërthimi ka sjellë një fluks të madh uji, duke e mbushur dyshemenë e sallës dhe duke e bërë të pamundur vazhdimin e aktiviteteve mjekësore. Si rezultat i kësaj avarie, të gjitha operimet e planifikuara për sot janë anuluar. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te pacientët që prisnin…

Lexo më Shumë

Policia ka bërë të ditur marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbarëvajtjen e protestës së nesërme të opozitës në ora 17:00 përballë kryeministrisë. Për këtë arsye, do të ketë kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse kryesore të kryeqytetit, që nga sot dhe gjatë ditës së nesërme. Sipas njoftimit, nga ora 23:45 e mbrëmjes së sotme do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”, deri në përfundim të protestës. Ndërkohë, nesër nga ora 15:00 dhe deri në mbyllje të…

Lexo më Shumë

Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qenë target i sulmeve dhe akuzave nga politika, më konkretisht nga opozita, prej 3 vitesh, duke e lidhur emrin e saj me një dënim nga drejtësia greke që daton 2 dekada më parë. Këtë javë, Prokuroria e Përgjithshme, pas një verifikimi që zgjati 2 vite, arriti në konkluzionin se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi, për akuzën e falsifikimit të vizës, duke theksuar gjithashtu se “dënimi është i vërtetë dhe autentik”. Në formularin e vetëdeklarimit në vitin 2016, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, gjyqtarja Gjoka nuk e ka…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, votoi kundër projektligjit “Safe City”, i cili u miratua sot në Kuvend, duke vlerësuar se ky projekt do ta rëndojë edhe më shumë standardin jetësor të qytetarëve. Pas votimit, Snopçe bëri të ditur se në seancë zhvilloi një polemikë të drejtpërdrejtë me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, lidhur me pasojat ekonomike të këtij projekti, theksohet në komunikatë, të cilën MIA e transmeton në formë integrale. Sipas Snopçes, ministri tentoi të ironizonte vërejtjet e tij për lartësinë e dënimeve që parashihen me zbatimin e “Safe City”, duke i quajtur përllogaritjet e tij…

Lexo më Shumë

Deputeti dhe koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia yte”, Nikolla Micevski, sot në konferencë për shtyp deklaroi se koalicioni LSD dhe BDI qëndruan kundër projektit “Qyteti i sigurt” dhe kundër jetëve dhe sigurisë së qytetarëve. “Koalicioni LSD dhe BDI u tregua në vepër edhe në opozitë. BDI dhe LSD lidhën martesë dhe qëndruan kundër jetëve dhe sigurisë së qytetarëve. LSD dhe BDI, koalicioni Ali dhe Venko sot së bashku në Kuvend votuan kundër projektit ‘Qyteti i sigurt’. Ata sot qartë qëndruan kundër projektit qytet i sigurt”, tha Micevski. Ai shtoi se ata votuan kundër ndryshimeve të…

Lexo më Shumë

Bastisjet e fundit në Prizren kanë zbuluar një skandal të madh zgjedhor, ku djali i Nait Hasanit, Art Hasani, është mes të arrestuarve për keqpërdorim të votave. Ky zhvillim ka shkaktuar një valë reagimesh dhe shqetësimesh në lidhje me integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë. Art Hasani, i cili dyshohet se ka luajtur një rol kyç si komisioner në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren. Kjo ndalim vjen si rezultat i një hetimi të gjerë mbi keqpërdorimet zgjedhore që kanë ndodhur gjatë këtyre zgjedhjeve. Prokuroria ka kryer bastisje në disa lokacione në…

Lexo më Shumë

Një çarje është konstatuar në lotin e dytë të rrugës Qafë Plloçë–Qukës, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Sipas informacioneve, traseja e rrugës ka pësuar dëmtime si në pjesën qendrore, ashtu edhe në anësore, çka ka bërë të nevojshme kufizimin e lëvizjes në këtë segment. Për arsye sigurie, qarkullimi i automjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa pjesa tjetër e rrugës mbetet e bllokuar. Burime nga terreni bëjnë me dije se firma kontraktore po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar dhe pritet të ndërhyjë për…

Lexo më Shumë

Me votat e dy deputetëve të dalë nga Fronti Europian Ilir Demiri dhe Bejxhan Iljaz, shumica parlamentare sigurio votat e nevojshme për miratimin e ligjit për kundërvajtje, ligj i nevojshëm për funksionalizimin e masës “Safe City” nga 1 shkurti. Kundër këtij ligji ishin të gjitha partitë shqiptare. ASH-ja e Arben Taravarit paralajmëroi për më tepër se të njëjtin ligj do ta dorëzojë për rishikim në Gjykatën Kushtetuese. Koordinatorja e Frontit Europian Rina Ajdari deklaroi se vota kundër vjen si pasojë e kundërshtive të qytetarëve. Shtoi se ankesat nga ana e qytetarëve për këtë ligj janë të shumta. RINA AJDARI –…

Lexo më Shumë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka zhvilluar një monitorim në Durrës pas përmbytjeve masive të ndodhura më 6 janar. Monitorimi u fokusua në zonën e “Kënetës”, ku u takuan banorë të prekur dhe u inspektuan banesat, si dhe u zhvilluan takime me përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore. Në një deklaratë për mediat, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, thotë se nga gjetjet, përmbytjet nuk mund t’u atribuohen vetëm banorëve për hedhje mbetjesh apo ndërhyrje në kanalizime, duke iu referuar një deklarate të bërë nga kryeministri Edi Rama, por kërkojnë një verifikim të rolit dhe përgjegjësive të institucioneve përgjegjëse. Komiteti thekson se,…

Lexo më Shumë

Valbona Kalaja, bashkëshortja e gjyqtarit të Apelit të vrarë në sallën e gjyqit, Astrit Kalaja, ka rrëfyer për herë të parë detaje prekëse nga jeta e tyre, momentet para vrasjes së tij nga Elvis Shkambi. Valbona Kalaja tregon se si mori vesh lajmin e rëndë të ekzekutimit të bashkëshortit të saj në krye të detyrës. Valbona u shpreh në Podcastin e Mira Kazhanit se Astritin e njihte që në moshë shumë të re, kur të dy studionin në shkollën e mesme profesionale në Shkodër. “E njoh që kur isha 14 vjeçe, ai 16 vjeç, kur fillova shkollën e mesme profesionale…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, njoftoi se sot është miratuar Ligji për kundërvajtje, ndërsa nga 1 shkurti do të nisë zbatimi i projektit “Safe City”, që sipas tij synon rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e aksidenteve në komunikacion.“Sot u miratua Ligji për kundërvajtje dhe nga 1 shkurti nis “Safe City”. Siguria e qytetarëve po bëhet realitet, pavarësisht kujt i pengon kjo.“Safe City” nuk janë kamerat. Është jetë e shpëtuar. Është fundi i kaosit në rrugë dhe i papërgjegjshmërisë që ka marrë jetë njerëzish.Ndërkohë, BDI zgjodhi të dalë kundër sigurisë së qytetarëve. Nga premtime për mbështetje, kaluan në…

Lexo më Shumë

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Kukës. Në kërkim janë shpallur pesë persona, ndërsa një tjetër ka përfunduar në spital. Sipas policisë, dy prej të përfshirëve, kushërinj me njëri-tjetrin, bashkë me tre të tjerë janë konfliktuar me një tjetër, të cilin e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri. Ngjarja është shënuar në një lokal në qytet. Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nga të shënat nuk ka pësuar asnjë person…

Lexo më Shumë